FITORJA

Kosova i ka të gatshme 200 padi për krimet e luftës

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Jahir Bejta, drejtor i shoqatës “Ngritja e zërit”, ka thënë që ata i kanë përgatitur 200 padi për krimet e luftës në Kosovë.

“200 padi i kemi të gatshme, madje dje për të 11-ën herë i dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese dosjet kundër vendimit të Gjykatës Supreme, me pretendimet tona që është i padrejtë, edhe është akt juridik i gabuar, por këtë e thonë dispozitat ligjore…”, ka thënë Bejta në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Edhe ai formular që ne kemi tetëfaqesh, kish me hy këtu me interferu brenda për faktin se ne e kemi dëmin moral normalisht. I pari është dëmi material, por e kemi edhe fitimin e humbur”.

Ndërsa, avokati Amer Alija, thotë se dokumentimi zyrtar i krimeve të luftës, pritet të bëhet me shumë kujdes, për shkak të mosdublifikimit të informatave.

Tutje ai specifikoi se për më shumë se 25 vite nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në bashkëpunim me atë të Serbisë, janë në terren duke i hulumtuar vrasjet dhe zhdukjet, dhe listat janë publike.

GRANDEMALL

”Kosovës i mungon deri më tani një dokumentim zyrtar i krimeve të luftës. Tani në këtë periudhë, përmes regjistrimit, krahas me regjistrimin e popullatës do të evidentohen edhe shkelje të tjera, siç janë ekonomike, por edhe vrasjet, humbjet, të zhdukurit e të tjera”.

Ai thotë se ekzistojnë listat e personave të vrarë dhe të zhdukur. “Ekzistojnë listat publike të personave të zhdukur, po ashtu edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë me atë në Serbi, për më shumë se 25 vite janë në terren duke i hulumtuar vrasjet dhe zhdukjet, dhe listat janë publike”.

“Nuk do doja ta them, që mundet me pas ndoshta edhe gabime, për arsye se një person që intervistohet mundet me deklaru që e kam pas shtëpinë e djegur, por ashtu dhe i treti e i katërti dhe duhet të ketë kujdes që të mos dublifikohen informata”.

”Pastaj duhet të bëhet verifikimi i listave për këtë arsye duhet të bëhet një dokumentim me kujdes që të mos ngatërrohen informata, sepse palët e treta më pastaj mund të keqinterpretohen. Sepse dokumentimi duhet të bëhet me kujdes, e për këtë arsye edhe është krijuar ky institut. Besojmë që të gjithë ato lista, qoftë nga shoqata apo organizata, duhet të verifikohen”, ka thënë avokati Alija.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.