FIDANISHTJA

Kosova i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, të cilat i luan gjatë këtij muaji, kundër Irlandës së Veriut në Belfast, më 24 shtator dhe kundër Qipros, më 27 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 11 futbollistë, dy portierët Samir Ujkani e Visar Bekaj, futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, Florian Loshaj, Florent Hadërgjonaj, Betim Fazliji, Bersant Celina, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Donat Rudhani dhe Vedat Muriqi, derisa pjesa tjetër kanë qëndruar në hotel për rigjenerim, pasi të dielën vonë kanë zhvilluar ndeshje me klubet e tyre.

Për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjet e fundjavës në këtë grumbullim do të mungojnë tre lojtarë: Leart Paqarada, Mërgim Vojovda dhe Shkëlqim Vladi.

UBT

Stërvitja e sotme (e hënë) ka qenë pa ngarkesë të madhe, kryesisht me vrapime të lehta dhe lojë relaksuese dhe goditje standarde.

Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë, të martën në orën 10:30, në Kampin Nacional në Hajvali, derisa në orën 13:00, përzgjedhësi Alain Giresse, do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.