Fundamenti

Kosova i ka humbur mbi 24 mijë vende pune

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Punësimi sezonal i qytetarëve të Kosovës, në vendet perëndimore po i kushton Kosovës me humbje të fuqisë punëtore, raporton “zëri.info”.

Që nga tre mujori i tretë i vitit 2017, Kosova supozohet t’i ketë humbur plot 24 mijë e 100 vende pune, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të cilave iu referohet drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi.

Kështu është deklaruar gjatë prezantimit të Indikatorit të Matjes së Klimës së Bizneseve për tre mujorin e dytë të këtij viti.

“Që nga tre mujori i tretë i vitit 2017 e deri tash Kosova ka humbur 24 mijë e 100 vende të punës që e vërteton pritjen me matje të ASK-së. Janë supozime se një pjesë e njerëzve kanë marrë viza pune dhe vendet nuk janë zëvendësuar”, ka thënë Rukiqi teksa ka prezantuar të gjeturat dhe shqetësimet e bizneseve.

Oda Ekonomike e Kosovës, në konferencën e mbajtur përveç prezantimit të raportit për Indikatorin e Matjes së Klimës së Bizneseve për tre mujorin e dytë të këtij viti ka pasqyruar shqetësimet e bizneseve kosovare.

Hidromorava

Referuar prezantimit për vjedhjet e grabitjet tek bizneset, drejtori i Odës Ekonomike te Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka paralajmëruar dërgimin e një letre drejtorit të Policisë dhe Prokurorisë, për hetimin e rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat nga gushti e deri më tani janë shënuar 7 vjedhje të bankave, raporton Zëri.Info.

Ndërsa, në përgjithësi u alarmua për nivelin e ulët të kënaqshmërisë dhe pritjeve të bizneseve.

“Kemi ulje të nivelit te kënaqëshmërisë së bizneseve. Përkeqësim të gjendjes së bizneseve. Kemi pasur ngritje nga fundi i vitit kur është zgjedhur Qeveria”, ka përfunduar Rukiqi.

Si barriera u përmenden ekonomia jo formale, e mungesa e mjeteve financiare. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.