Uji Dea

Kosova i falet Majlindës

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Flamuri i Kosovës valoi lart në Rio të Brazilit dhe u intonua himni i Kosovës, një vend që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte hera e dytë që Majlinda triumfon në Rio, derisa muaj më parë fitoi Evropianin në Kazan të Rusisë, duke e bërë krenarë tërë popullin e saj. Xhudistja pejane ka deklaruar se nuk ka para në botë që do ta ndërronte me këtë ndjenjë. Fitorja e saj u komentua edhe në Serbi, kurse mediet e huaja i kanë bërë reklamë të madhe 25-vjeçares dhe shtetit të Kosovës. Shembulli i saj duhet të ndiqet nga të gjithë.

Sporti ia kalon edhe politikës

Flamuri i Kosovës valoi lart në Rio të Brazilit dhe u intonua himni i Kosovës, një vend që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Kjo ishte hera e dytë që Majlinda triumfon në Rio, derisa muaj më parë fitoi Evropianin në Kazan të Rusisë, duke e bërë krenarë tërë popullin e saj. Xhudistja pejane ka deklaruar se nuk ka para në botë që do ta ndërronte me këtë ndjenjë. Fitorja e saj u komentua edhe në Serbi, kurse mediet e huaja i kanë bërë reklamë të madhe 25-vjeçares dhe shtetit të Kosovës. Shembulli i saj duhet të ndiqet nga të gjithë,raporton gazeta Kosova Sot

Një vajzë 25-vjeçare ngriti tri shtete në këmbë. Kështu e cilësuan mediet kroate triumfin e Majlinda Kelmendit në Rio. Në Kosovë dhe Shqipëri kishte festë, derisa në Serbi u komentua në mënyra të ndryshme, por diçka e pamohueshme është se fitorja e saj bëri bujë në mediet ndërkombëtare. Historia e saj ishte mbresëlënëse dhe mediet më të mëdha ndërkombëtare raportuan për suksesin e saj. Fitorja e saj nuk ishte vetëm në aspektin sportiv, por edhe politik. Xhudistja pejane triumfoi për herë të dytë në Rio, kurse muaj më parë fitoi Kampionatin Evropian në Rusi, dy vende që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës. Por, flamuri i Kosovës valoi lart dhe u intonua himni. Majlinda e arriti atë që as politika kosovare nuk e kishte arritur. Kelmendi ka thënë se nuk ka ndjenjë më të mirë se të fitosh medaljen e artë, kurse kishte refuzuar edhe miliona që të përfaqësonte Kosovën në garat ndërkombëtare. Tashmë gjithçka ka vlerën e saj.

ARKATANA

Pranimi i Kosovës ishte i drejtë Të premten ajo barti flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, diçka çka e kishte të ndaluar më parë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës u pranua në atë Ndërkombëtar (KON) vetëm në fund të vitit 2014, kurse në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos u pranua në vitin 2012. Ajo të dielën fitoi medaljen e artë dhe atë ia dha Thomas Bach, president i KON-it, derisa në ceremoni ishte edhe Marius Vizer, president i xhudos ndërkombëtare.”E dija se një ditë ajo do të arrinte rezultate kulminante, duke fituar medalje olimpike. Për të njohur Kosovën ishte një vendim i drejt për sportin ndërkombëtar”, u shpreh ai, përcjell “KTVH.com”. Kosova në Rio po paraqitet me tetë sportistë dhe Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, thotë se tashmë ndihen të barabartë me sportistët ndërkombë- tarë.”Për herë të parë ne po ndihemi sikur jemi të barabartë me sportistët tjerë ndërkombëtarë. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Kosova e ka merituar të jetë pjesë e garave ndërkombëtare dhe tani besoj se e kemi arsyetuar këtë”, thotë Hasani për mediet e huaja. Kosova shpalli Pavarësinë në vitin 2008 nga Serbia. Sportistëve serbë iu është thënë të mos shoqërohen me ata të Kosovës dhe t’i injorojnë kur fitojnë medalje, por kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, përgëzoi Majlindën për suksesin në Rio, që nuk e kishte bërë asnjëherë më parë. Ky shihet edhe një triumf në vete për sportin dhe shtetin e Kosovës. I refuzoi milionat për Kosovën Majlinda është një idhull në Kosovë. T

riumfi i saj u konsiderua i dyfishtë, sportiv dhe politik.”Njerëzit, sidomos fëmijët në Kosovë, më shohin sikur një hero. Edhe nëse vini nga një shtet i varfër ju mund të arrini ëndrrën olimpike. Kjo është shumë e rëndësishme. Sportistët duhet t’i ndjekin ëndrrat e tyre”, deklaroi ajo. Vite më parë ajo kishte oferta milionëshe nga shtetet tjera, por i refuzoi. “Kam refuzuar miliona nga shtete të tjera. Nuk ka para në botë që mund të më bëj të ndihem si ndihem sot. Jam shumë e lumtur me triumfin. S’kam fjalë ta përshkruaj. Më gëzon fakti që mundem me i tregu popullit dhe të rinjve që munden me u ba kampionë olimpikë vetëm me punë”, kishte thënë ajo, e cila do të fiton nga shteti 100 mijë euro, kurse 50 i takojnë trajnerit të saj, Driton Kukës. Ky i fundit kishte një mesazh të fortë për shtetin e Kosovës. “Moment që të reflektohet.

A meriton Majlinda të ketë diçka të jashtëzakonshme, po mendoj që po?! Shteti duhet ta shpërblejë si duhet këtë sukses të saj!”, kishte shkruar Kuka në “Facebook”, kurse për gazetën tonë ishte shprehur: “Shumë shtete kanë milionë e miliarda, por nuk kanë arritur suksese si Majlinda. Ajo i ka dhënë një imazh të mirë vendin tonë. Ka pasur qindra kërkesa për intervista dhe kjo tregon për suksesin e saj”, shtoi përzgjedhësi i Kosovës në xhudo. Edhe në Kosovë fitorja e Kelmendit u komentua në mënyra të ndryshme, derisa të gjithë u pajtuan njëzëri se ajo arriti sukses të jashtëzakonshëm dhe bëri atë që nuk e ka bërë askush deri më tani.

(Kosova Sot)