Kosova i druhet protektoratit të zgjatur

Mbetja e misioneve ndërkombëtare nën ombrellën e Rezolutës 1244 ka nisur t`i shqetësojë seriozisht institucionet e Kosovës.
Një zyrtarë i lartë qeveritar i ka thënë gazetës, në kushte anonimiteti, se po mendohet strategjia që do të mundësonte jo vetëm ndryshimin e misionit të EULEX-it por edhe shuarjen e misionit të mbetur të OKB-së në Kosovë – UNMIK.
Sipas të njëjtit zyrtar, një gjë e tillë do të bëhej e mundur në rast të ndryshimit të Rezolutës 1244, gjë që Kosova do ta kërkojë nga mbështetësit e pavarësisë.
Në të kundërtën, zyrtarët kosovarë druajnë se vendi ka hyrë në një protektorat të pambarimtë ndërkombëtar, duke pasur dy realitete misionesh në vend, që janë misioni i EULEX-it dhe ai i UNMIK-ut si dhe realitetin e tretë që është shteti i Kosovës dhe institucionet e tij (Tribuna).