Fundamenti

Kosova – hinterllandi i gjeopolitikës shqiptare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sadri Ramabaja – Kosova, pas një shekulli, rikthehet në pozicionin që kishte para vitit 1912 – tutje mbetet hinterllandi i gjeopolitikës shqiptare. Si e tillë ajo nuk mund t’i lihet në dorë dyshes Thaçi-Mustafa.

Serbia për gadi një shekull ishte fuqia dominuese në Evropën Juglindore, duke u shndërruar për një kohë edhe në një lloj ekuilibruesi (nën siglën e Jugosllavisë) mes dy superfuqive të kohës (SHBA vs BRSS).

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, sërish konstantë themelore e politikës serbe mbetet qëllimi i saj për të konsoliduar këtë pozicion edhe në konstelacionet e reja gjeopolitike.

Në këtë betejë të Beogradit, duket se qenia e dyshes Thaçi-Mustafa në krye të Republikës së dytë shqiptare nuk është i rastësishëm.

Ky momentum u shfrytëzua nga Beogradi dhe produkt i kësaj strategjie vepruese ishte marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit 2015.

Në tre – vjetorin e marrëveshjes së 2013-ës, dyshja Thaçi-Mustafa po pregaditen që, rikthimin e Serbisë në Kosovë përmes Zajednicës, pas asaj që konstatoj Gjykata Kushtetuese lidhur me marrëveshjet e 25 gushtit, ta bëjë akt të kryer përmes katapultimit të fshehur të statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (Zajednicës), gjatë muajve të verës.

Fundamenti

Me këtë veprim të paralajmruar edhe nga qarqe qeveritare dhe diplomatike, rrezikohet seriozisht Republika e Kosovës dhe perspektiva e integrimit të hapësirës shqiptare.

Shih për këtë, është imediate që Tirana zyrtare të rishikojë strategjinë politike, që bashkë me forcat politike në Kosovë, të impenjohet fuqishëm dhe të pamundësojnë konsolidimin e dominancës gjeopolitike të Serbisë në rajon.

Kjo ndërmarrje kërkon aleanca të konsoliduara si me fqinjtë tanë, ashtu edhe me partnerët tanë strategjik euroatlantik (SHBA-të, Gjermanin, Austrinë…).

Kundër këtij veprimi diversiv të koordinuar mes qeverive Vuqiq -Mustafa, do të duhej të vihej në lvizje i gjithë Kombi.

Kosova, tutje mbetet hinterllandi i gjeopolitikës shqiptare. Si i tillë ai nuk mund t’i lihet në dorë dyshes Thaçi-Mustafa. Prandaj, Kosova më shumë se interes politik e partiak, mbetet tutje domeni qenësor i interesit kombëtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.