ARKATANA

Kosova harxhon mbi një milion euro në muaj për të burgosurit

/ 2 minuta lexim
HW

Shtetit të Kosovës i duhen së paku një milion euro në muaj për shpenzimet ditore për të burgosurit dhe për të paraburgosurit. Numri i personave që aktualisht po mbahen nëpër burgjet e Kosovës sipas zyrtarëve të Shërbimit Korrektues arrin në 1599 dhe shpenzimi ditor ndaj tyre arrin shifrën deri në 44 mijë euro.

Shpenzimet ditore për një të burgosur në Kosovë sillen deri në 28 euro dhe nëse kjo shumë llogaritet me numrin e të burgosurve dhe të të paraburgosurve aktualë del që një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit shkon në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Mbi 44 mijë euro në ditë i duhen buxhetit të Kosovës për mbajtjen e rreth 1600 të burgosurve dhe të paraburgosurve që aktualisht gjenden në burgje.

ARKATANA

Ky buxhet arrin shifrën e mbi 1 milion eurove në muaj varësisht nga ulja ose nga ngritja e numrit të burgosurve, të cilët mbahen gjatë një muaji në të gjitha burgjet e Kosovës.

Zyrtari i lartë për komunikim me publikun nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Jeton Kabashi, i ka thënë gazetës “Zëri” se numri aktual i të burgosurve në gjithë Kosovën është rreth 1600.

“Numri i të burgosurve nëpër institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës është 1599 dhe shpenzimet ditore për një të burgosur sillen rreth 28 euro. Ndërsa shpenzimet mujore varen nga rritja ose nga zvogëlimi i numrit të burgosurve”, ka treguar Kabashi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.