Hidromorava

Kosova Hackers Security thyen faqen e EULEX-it

/ 2 minuta lexim

Disa minuta pas vendimit të Gjykatës Supreme për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Fatmir Limajt dhe tre ish bashkëluftëtarëve të tij, ueb faqja zyrtare e EULEX-it http://eulex-kosovo.eu/ është hakuar.

“Liri Për Çlirimtarët!!” thuhet në fillim të tekstit të postuar.

“Nëse jeni për të na mbrojtur, nëse jeni për të na ndihmuar, nëse jeni për të mirën e vendit tonë, atëherë ju kishim lutur të jeni të tillë. Deri sot asnjë ditë nga ardhja juaj në këtë vend nuk ka qenë e mirë për Shtetin tonë, deri sot keni bërë vetëm të këqija në këtë vend, deri sot nuk na keni ndihmuar, deri sot vetëm na keni arrestuar, deri sot vetëm na keni përçarë, deri sot vetëm na keni bërë të ndihemi keq, deri sot jeni munduar të njolloseni luftën e drejt të Ushtrisë sonë çlirimtare UÇK-së”, thuhet në tekstin që mban mbishkrimin Kosova Hackers Security.

Tutje në tekst thuhet se “Nëse z.Fatmir Limaj dhe të gjithë luftëtarët e lirisë nuk lirohen nga akuzat edhe përfundimisht të jenë të lirë, ne jemi te detyrum të bëjmë publik gjitha marrëveshjet e ndyta që i kemi, edhe niher po e ceki, nëse nuk lirohen të gjithë ata që kanë luftuar me plot të drejt për çlirimin e vendit, atëherë do jeni shumë në telashe”.

Fidanishtja

Çfarë do publikojmë…

1. Çdo e-mail zyrtar i cila është shkëmbye mes jush dhe shtetit serb (f*** Serbia)

2. Çdo e dhënë personale e secilit anëtar të Inteligjencës se EULEX, e din EULEX për çfarë po shkrujmë.

WildClique & Kosova Hackers Security.