Hidromorava

Kosova ‘gazin’, Serbia BE-në

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Pritjet e qytetarëve të Kosovës se Bashkimi Evropian do t’i shpërblejë me liberalizim të vizave si rezultat i dialogut me Serbinë kanë dalë të jenë zhgënjyese, pasi konkluzionet e Këshillit të BE-së të publikuara të martën dolën të jenë negative.

Sipas këtyre konkluzioneve, qytetarët e Kosovës as në vitin 2016 nuk do të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit, pasi aty theksohet se vendi duhet të luftojë krimin dhe korrupsionin, si kritere kyçe për liberalizim të vizave.

ARKATANA

Për dallim nga Kosova, pala tjetër në negociata (Serbia) edhe zyrtarisht ka nisur negociatat për anëtarësim në BE, pikërisht si rezultat i dialogut me Kosovën.

Mirëpo, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë për gazetën “Zëri” se formulimet në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian nuk e paragjykojnë raportin përfundimtar të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave që pritet të publikohet gjatë ditëve të ardhshme. Madje, Çollaku është shprehur i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza gjatë vitit 2016./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.