UBT

Kosova gati për Maltën, Challandes thotë se ka besim në lojtarët e tij

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është deklaruar para ndeshjes me Maltën.
Kosova nesër (e enjte) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ takohet me Maltën.

Trajneri Challandes ka thënë se ka studiuar paraqitjen e Maltës, kombëtare të cilën e sheh të rrezikshme në kundërsulme.

“Unë e kam studiuar lojën e Maltës kundër Azerbajxhanit. Ekipi më i mirë ka qenë Malta. Ata e kanë një ekip kompakt në mbrojtje. Janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe në harkime”, ka deklaruar Challandes.

Uji Dea

“Këto janë aspektet që ne duhet t’i kemi parasysh. Unë dua nga ekipi qe të luajmë një lojë të mençur. Nuk dëshiroj vetëm sulm, dua të jemi edhe të komponuar”.

“Kam respekt për ekipet tjera, por jo frikë. Filozofia ime e futbollit është që të japim performancën më të mirë. Kam besim të plotë te gjithë skuadra ime”, ka përfunduar ai.

Kosova pas dy ndeshjeve numëron katër pikë, dhe renditet në vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D./Lajmi.net/