RCCOLA

Kosova fle mbi thëngjill, por importon nga jashtë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

“Kosova fle mbi thëngjill”, kjo është fjalia që ka qarkulluar ndër breza.Në realitet kjo qëndron, pasi që vendi renditet i pesti në botë për rezerva të thëngjillit.

Thëngjill me bollëk kemi, por kjo nuk po e ndalon shtrenjtimin e rrymës. Madje përpos shtrenjtimit, bizneset në Kosovë po detyrohen që edhe të blejnë thëngjill të përpunuar nga shtete tjera, përfshirë edhe Serbinë.

Rreth 6 milionë euro ishte vlera e thëngjillit të përpunuar që bizneset në Kosovë kanë importuar në vitet 2020-2021, sipas të dhënave të Doganave të Kosovës.E vetmja kompani e licencuar për shitjen e thëngjillit të përpunuar e ka ndaluar punën që nga 1 korriku i vitit të kaluar.

Kompanisë “Kosova Thëngjilli” e regjistruar si shoqëri aksionare, KEK-u pjesë e së cilës kjo ndërmarrje ishte deri në vitin 2003, nuk ia ka vazhduar kontratën.

Arsyet për të cilat Korporata Energjetike nuk e ka ripërtërirë kontratën tri-vjeçare, i tregon anëtarit i bordit të “Kosova Thëngjill-it”.“Janë aplikimi, duhet me qenë objekti në funksion për me mund me i marrë mostrat e gjitha këto sene bëhen, por pa filluar puna nuk është e mundshme… Tani kanë qenë disa pika që me i kshyr, ne e kemi një pëlqim të ambientit me të cilin kemi punuar. Kanë qenë plani i biznesit, kanë qenë mundësia se qysh mundet me u bo zgjidhja ne e kemi bo një propozim që me bo një muaj punë, dhe me bo një provë test me e pa sa ka rritje ajo formë i trajtimit të ujërave që e bëjmë ne”, ka thënë Kushtrim Leci, Anëtar i Bordit.

Leci thotë se zvarritja e punës qe 9 muaj në kompaninë që e bënë tharjen e qymyrit të gatshëm për djegie, i ka lënë pa bukën e gojës mbi 100 familje.“Janë 160 punëtorë të hyrat bukur të mira, si për shtetin si për kompaninë, që mbahen 160 punëtorë ruhet ambienti në thonjëza, sepse kursehet energjia, 2 MË (mega-vat) i kursen për një ton qymyr”, ka vijuar ai.

Fundamenti

Ndërkaq sipas Lecit ishte vendosur që prapë t’i bashkohet KEK-ut, por kurrë nuk është realizuar.

Drejtori Menaxhues i kësaj ndërmarrja, thotë se KEK-u po e konsideron biznes privat, kompaninë të cilën e kishte themeluar vet në vitin 1964.“KEK-u neve na llogarit si kompani private, mirëpo ne vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë edhe prej ministrisë edhe Qeverisë, e vetmja ministria, Qeveria edhe SBASH-ku mundem me tejkalu këtë gjendje sepse kompania jonë është kompani fitimrpurëse”, ka thënë Imri Restelica, drejtor Menaxhues.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës, ka kërkuar të dijë se pse nuk po i vazhdohet kontrata “Kosova Thëngjill-it”.Që nga data 26, pra para katër ditëve, nga kjo ndërmarrje nuk kanë kthyer përgjigje.Përgjigje po për pyetjet e njëjta, gjatë ditës nuk ka dhënë as Ministria e Ekonomisë.

Punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjill” kanë protestuar disa herë, por nuk kanë pasur sukses në kërkesat e tyre, kthimin në punë të 160 punonjësve, dhe ndalimin e importit të qymyrit të përpunuar në një vend që ka miliarda ton rezerva.

Në një vendim të vitit 2018, ishte ndaluar shitja e thëngjillit nga KEK-u, por që vitin e kaluar ky vendim ishte shfuqizuar. /rtvdukagjini