Uji Dea

Kosova fillon përgatitjet për përballjen me Zvicrën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova do të zhvilloj ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Zvicrës më 9 korrik në Zürich.

Përfaqësuesja e Kosovës në në Beach Soccer ka filluar të shtunën fazën e parë seleksionuese për përzgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës në Beach Soccer me Zvicrën.
Faza e dytë do të zhvillohet të hënën.

Selami Rexhepi, kryetar dhe lojtar i klubit shqiptar Beach Soccer Club “Illyrian” në Zvicër, i cili ekip ka marrë besimin për ta përfaqësuar Kosovën në ndeshje ndërkombëtare tha për albinfo.ch se se në këtë kohë të shkurtër po bëjnë përpjekje që të pergatisin një ekip dinjitoz që do të përfaqësohet nga shumica e lojtarëve që luajnë në Zvicër, ndërsa nga Kosova pritet të vijnë 2 deri 3 lojtarë në kuadër të delegacionit të Federatës së Futbollit që do të udhëhiqet nga Arlind Grantolli.

UBT

Shumica e ekpit kosovar që do përballet në ndeshjen miqësore ndërkombëtare me Zvicrën do të jenë nga ekipi i Beach Soccer Club “Illyrian”, por sipas Rexhepi janë grumbulluar edhe futbollistë të njohur shqiptarë që luajnë në ekipe të njohura në ligën zvicerane Suzuki Swiss Beach Soccer League.

Para lojës kryesore të 9 korrikut do të zhvillohen edhe dy ndeshje testuese me BSC Havana Shots dhe BeachKings Emmen, dy ekipe të premierë ligës zvicerane.

Biletat tashmë janë në shitje. Pritet të ketë interesim të madh nga shikuesit për lojën e parë të Kosovës në « Beachsoccer » me 09.07.2014 në Hauptbahnhof Zürich.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.