UBT

Kosova favorite e madhe ndaj Malit të Zi, sipas bastoreve botërore

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bastoret kryesore botërore janë duke e favorizuar bindshëm Kosovën kundër Malit të Zi, në përballjen e Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet-at-home, e sheh Kosovën si favorite të madhe pasi i ka vënë kuotën 1.61 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Malit të Zi i vë kuotë shumë të lartë, 5.75. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.60, shkruan Gazeta Express.

Parashimi i ndeshjes kualifikuese Kosovë-Mali i Zi nga bastoret botërore
Kombëtarja e Kosovës do ta presë Malin e Zi sonte në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Euro 2020.

Kosova po shpresonte se me një fitore eventuale kundër malazezëve në shtëpi, do të ngrihej në pozitën e dytë me dy pikë mbi rivalin e drejtpërdrejt për këtë vend, Republikën e Çekisë – të fundit që dërgon në Euro përmes kualifikimeve – por gjërat ndryshuan pas fitores së papritur të çekëve kundër lideres së Grupit A, Anglisë, të premten në Pragë.

Uji Dea

Kjo nënkupton se tani verdhekaltërve u duhet fitorja për t’iu afruar Çekisë në vetëm një pikë para duelit të drejtpërdrejt në xhiron e ardhshme në Pragë.

Shumica e kompanive të basteve e shohin Kombëtaren dardane si favorite të madhe, duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshje dhe terren në të cilin luhet.

Me vetëm tri pikë dhe pa asnjë fitore në vendin e parafundit në Grupin A kualifikues, Mali i Zi i ka humbur gjasat për kualifikim, ndërkohë që Kosova, e treta me katër pikë më pak se vendi i dytë, Republika e Çekisë, por me një lojë në dispozicion për ta zhvilluar, është ende në garë për t’u kualifikuar. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.