Fundamenti

”Kosova është zhytur në moçalin politik”, Çollaku pas reagimit të Trump: Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, njëherit dhe ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, thotë se deklarata e djeshme e Donald Trump, tregon se administrata e tanishme ka një fokus të kristalizuar në Kosovën.

Megjithatë ai ndau kritika, ku u shpreh se Kosova aktualisht është zhytur në moçalin politik dhe paqja nuk negociohet me praktikantë.

Uji Dea

”Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë”.”Marrëveshja e parë e nënshkruar në Washington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga lider paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë”, citon Euronews Albania.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.