Kosova është vend i mundësive të mëdha ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në hapjen e konferencës vjetore të BERZH-it, e cila po mbahet në Stamboll, ka theksuar se Kosova është vend i mundësive të mëdha ekonomike, vend i cili krijoj paqe dhe stabilitet në Ballkan vendi i cili pritet që shumë shpejt të jetë edhe pjesë e familjes së madhe evropiane.
“Kosova si vend i ri është shoqëri shumetnike, është vend i cili krijoj paqe stabilitet dhe bashkëpunim rajonal. Ne po punojmë fuqishëm qe të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s. Disa ditë më parë në Bruksel, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e paqes në mes të dyja vendeve. Ne kemi qenë mbi 100 vjet në konflikt dhe tani kemi arritur paqen dhe stabilitetin rajonal. Andaj ju bëjë thirrje të gjitha vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta një gjë të tillë sa më shpejt”, ka deklaruar Thaçi.
Kreu i qeverish Thaçi, së bashku me ministrat, Kusari Lila e Beqaj, po qëndrojnë në Stamboll ku pa marrin pjesë në takimin vjetor të 22-tin me radhë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në këtë forum të BERZH-it, Kosova përfaqësohet për herën e parë. BERZH-i është institucion financiar që mbështet projekte në shtetet e Evropës dhe ato të Azisë Qendrore.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë po vlerësohet si mundësi e mirë për prezantimin e përparimeve në ambientet e të bërit biznes.
Gjatë qëndrimit në Stamboll delegacioni i Kosovës do të ketë edhe takime të veçanta me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse, si dhe me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan.