Hidromorava

Kosova ende pa Ligjin për mobilizim, ekspertët e shohin të domosdoshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ekspertët ushtarakë e shohin të nevojshëm hartimin dhe miratimin e ligjit për mobilizim. Përmes tij, thonë se vendi do të mobilizohej në situata të ngjashme si ajo në Ukrainë, ndërsa bëjnë thirrje tek institucionet që sa më shpejtë të iniciohet ky ligj. Këta të fundit bëjnë të ditur së është duke u përgatitur drafti në lidhje më të.

Më 24 shkurt, e nënshkroi Ligjin për mobilizim. Përmes tij, iu ndalua çdo ukrainasi të moshës 18 deri në 60 vjeçare, të largohet nga shteti.

Krejt kjo, më qëllim që t’i dilet zot vendit kundër agresionit rus.

Por, një ligj të ngjashëm ende nuk e ka Kosova.

Të domosdoshëm hartimin e miratimin e tij, e sheh ish-koloneli në FSK, Afrim Veseli.

“Në rrethana të caktuara, kur kapacitet e këtyre institucioneve, ose varësisht nga shkalla e rrezikut, rritet nevoja për personel, për elementet materiale, duke filluar prej transportit, shendetesise, financave, ky ligj i përfshinë të gjitha këto”, thotë ai, për Tëvë1.

Por, si do funksiononte ky ligj në kohë krizash?

Ministria e Administratës Publike i ka listat, regjistrat, që mund t’i ftojë njerëzit për rastet të ndryshme”, thotë ai.

Mobi Casa

Ligjin për mobilizim të nevojshëm e sheh edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Madje ky shton se në aspektin e mobilizimit të përgjithshëm, Kosova ka mbetur prapa.

”Mund të themi se është një ngjashmëri 100 për qind, pra nëse do të ketë një konflikt të mundshëm, aktivizimi do të behët vetëm në baza vullnetare, siç ka ndodhur në vitet 98-99. Në këtë aspekt nuk kemi lëvizur fare”, thotë ai.

Ndërkohë, nga Komisioni për Çështje të Sigurisë, thonë se është duke u përgatitur drafti për këtë ligj.

Por, i njëjti nuk ka arritur ende në këtë komisioni.

Për këtë, Tëvë1 ka pyetur edhe në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Qeverinë e Kosovës.

Por deri në publikimin e lajmit, nuk ka marrë përgjigje.

Deri më tani, Forca e Sigurisë së Kosovës ka 5 mijë ushtarë aktivë dhe 3 mijë të tjerë parashihet t’i ketë rezervë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.