KKGJILAN

Kosova ende pa kryeprokuror dhe Drejtor të Policisë, Selmanaj e quan VV-në “lëvizje politike anti shtet”

/ 2 minuta lexim

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar qeverinë për faktin që 10 muaj nuk ka kryeprokuror të shtetit dhe 6 muaj nuk ka drejtor të përgjithshëm të Policisë.

Selmanaj, në një status në Facebook, ka thënë se këto janë dy dikasteret më të rëndësishme të vendit dhe lënja e tyre pa kryesues ndikon në sigurinë dhe ruajtjen e rendit.

“Koalicioni Kurti-Osmani, tash e 10 muaj e ka lënë Kosovën pa Kryeprokuror të shtetit, pa pozitën më të rëndësishme në sistemin prokurorial. Po ashtu qe 6 muaj e ka lënë Policinë e shtetit, pa Drejtor të përgjithshëm të saj, pa pozitën më të rëndësishme në zinxhirin komandues të institucionit që mban përgjegjësinë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në Republikën e Kosovës. Të dy këto digastere shumë të rëndësishme për luftimin e krimit dhe korrupsionit, tash e sa muaj udhëhiqen me ushtrues detyre”, thotë Selmanaj.

Uji Dea

Tutje ai ka kritikuar koalicionin qeverisës dhe më saktë partinë VV që nuk po arrijnë të gjejnë një person të “përshtatshëm” për ta.

“Në njërën anë Presidentja abuzon me “afatin e arsyeshëm” për dekretimin apo refuzimin e kandidatit të propozuar për Kryeprokuror. Nga ana tjetër Albin Kurti dhe Xhelal Sfeqla, ende nuk po arrijnë ta gjejnë personin e “përshtatshëm” dhe të “qëndrueshëm” që do i shërbente me lojalitet atyre. Nuk mund pritet më shumë nga një Lëvizje politike anti shtet!”, shtoi Selmanaj.