Fundamenti

Kosova, ‘El Dorado’ e milionerëve të krimit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Analistë të ekonomisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të kësaj fushe, janë së tepërmi skeptikë se me qeverinë e re, që pritet të formohet së shpejti, do të ketë gjasa që të fillojë të shthuret lëmshi i krimit ekonomik të oligarkëve, të cilët për përfitime të tyre personale kanë për qëllim vetëm zhvatjen e parasë publike dhe të qytetarëve.

Ata thonë se Kosova që nga paslufta është bërë një “El Dorado”, një oazë veprimi kriminal për të gjithë të inkriminuarit që nuk dinë mënyra të tjera të përfitojnë, vetëm përmes rrugëve të pista dhe kanaleve të nëntokës, mënyrë kjo që është bërë shkatërruese për ekonominë dhe imazhin e Kosovës.

Sipas analistëve, shumica e milionerëve të pasluftës dyshohet se janë realisht milionerë të inkriminuar, duke filluar nga zyrtarët që filluan punën si zyrtare për prokurim në institucionet shtetërore dhe publike (PTK, KEK, Aeroport etj.). Analistët thonë se shumica prej tyre sot kanë biznese dhjetëra milionëshe, e deri te miliarderët, të cilët as në SHBA për një kohë kaq të shkurtër nuk do të mund të bëheshin miliarderë, por në Kosovë u bënë me ndihmën e pushtetarëve, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë, pra nga viti 2008, duke iu dhuruar çdo aset, çdo mundësi të paligjshme fitimi prej MVNO e “ZMobile”, pastaj homologimi antikushtetues dhe antiligjor e shumëçka tjetër të klanit ‘Pronto’ me vëllezërit e inkriminuar Devolli.

HW

Politikanët e inkriminuar, mburojë e aktiviteteve të paligjshme

Analisti Gani Qarri tha për “Kosova Sot” se niveli i korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë, pasurimi i paligjshëm, pastrimi i parasë publike dhe krimeve të tjera ekonomiko-financiare, të cilat fatkeqësisht edhe sot në pjesën më të madhe mbeten krime të fshehura dhe ende të pazbuluara tërë- sisht, flet se sa pak ka gjasa të shthuret shpejt lëmshi i krimit ekonomik në vend.”Oligarkët e inkriminuar ekonomikë kanë për qëllim edhe më tej zhvatjen e parasë publike dhe varfërimin e qytetarëve. Ata kanë penguar rregullisht çdo kontroll të mundshëm të pasurimit të tyre dhe vazhdojnë ta pengojnë përditë e më tepër edhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit”, është shprehur ai.”Mjerisht, Kosova ishte dhe mbetet një “eldorado” dhe oazë e krimit, ku të korruptuarit dhe kriminelët, siç vlerësojnë edhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, më së tepërmi përfitojnë përmes kanaleve të pista të nëntokës dhe ndër krimet të cilat me sukses dhe në masën më të madhe edhe sot mbahen të fshehura nga ta janë: kontrabanda, droga, prokurimi, shkeljet tatimore, korrupsioni dhe krimet e tjera që lidhen kryesisht me interesat financiare, shkelje të rënda, të cilat janë bërë shkatërrimtare për ekonominë dhe imazhin e Kosovës”, ka thënë analisti Qarri.

Sipas tij, të gjitha këto dihet tash e sa vjet që jo vetëm ekzistojnë dhe zhvillohen të papenguara nga strukturat përkatëse të shtetit, por njerëzit e fortë të politikës dhe politikanët e inkriminuar të pushtetit kurrë nuk lejuan që ato të hetohen si duhet, ndaj ende nuk mund të thuhen as të dihen saktësisht përmasat e vërteta kriminale të tyre.”Ajo që botërisht dihet është fakti se shumica e milionerëve të pasluftës janë njerëz të korruptuar dhe pjesë e krimit të organizuar të infiltruar edhe në institucionet shtetërore dhe ato publike, pa harruar këtu të përmenden PTK-ja, KEK-u, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës etj., që kanë përqindje të mëdha apo edhe zhvillojnë biznese milionëshe, por njerëzit e fortë të politikës, të inkriminuar në pushtet, kurrë nuk lejuan që ato të hetohen as të dihen saktë- sisht”, ka theksuar ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.