Hidromorava

Kosova “eksportoi” mbi 30 miliardë euro

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ndonëse tashmë është bërë një vit që kur ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA-ja), Qeveria e Isa Mustafës me politikat e saja ekonomike nuk po arrin dot që ta zbusë deficitin tregtar me botën. Sipas analistëve, kjo po ndodh ngase edhe më tutje, pas MSA-së, fuqia prodhuese nuk po mund të rritet.

Deficiti tregtar, dëshmi e politikave të dështuara qeveritare.

“Këto para do të investoheshin në sektorë të tjerë humanë, me efekte afatgjata. Ky trend në bilancin tregtar tregon për fuqizimin e lobit të importit dhe mungesën e lobimit të eksportit… Për të përfituar diç nga MSA-ja, Kosova duhet të fuqizojë kapacitetet konkurruese me reflektim në rritjen e eksportit për konsumatorët evropianë. Për të ndodhur kjo kërkohen politika ekonomike për promovimin e konkurrencës në sektorë prodhues. Eksporti do të ishte përgjigjja më e mirë për situatën aktuale zhvillimore të Kosovës”, theksoi eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Muhamet Sadiku,raporton Gazeta Kosova Sot.

Ndonëse tashmë është bërë një vit që kur ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA-ja), Qeveria e Isa Mustafës me politikat e saja ekonomike nuk po arrin dot që ta zbusë deficitin tregtar me botën.

Sipas analistëve, kjo po ndodh ngase edhe më tutje, pas MSA-së, fuqia prodhuese nuk po mund të rritet.

Uji Dea

Ndërkaq, analistët thonë se deficiti tregtar po ndodh ngase oligarkëve vendorë po u intereson vetëm importi i mallrave, ku e kanë hisen e vet të përfitimit dhe jo zhvillimi i prodhimit, ku përfitimet vijnë shumë më vonë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në një debat të organizuar në fundjavën e shkuar, u shpreh para medieve se shqetësues mbetet vëllimi i bilancit negativ tregtar, ndërsa pako e dytë fiskale tha se do të vihet në aprovim në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës.

Bajrami theksoi projektin me Bankën Botërore, i cili sipas saj do të mundësojë që institucionet kosovare të anëtarësohen në institucione ndërkombëtare të BE-së, përmes së cilës Kosova do të mund të ofrojë certifikimin e produkteve, certifikata të cilat do të njihen ndërkombë- tarisht. “Përgatitja e strategjisë së eksportit, subvencionimi i pagave nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe lirimet nga Dogana do të ndihmojnë në nxitjen e eksportit”, ka thënë ajo. Por deficiti tregtar i Kosovës kalon dy miliardëshin.

Rritja e konkurrueshmërisë

Eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Muhamet Sadiku, tha se problemi i përmirësimit të bilancit tregtar kërkon politika ekonomike afatgjata. “Me këtë problem Kosova përballet një kohë të gjatë”. Ai tha se për të rritur eksportin dhe substituar importin vërshues duhet stimuluar sektorin prodhues në disa fusha.”Për Qeverinë kjo situatë me bilancin tregtar negativ gati se është e zakonshme. Nuk tregohen shqetësime për përmirësime”,tha ai.

Sadiku shtoi se kjo ka bërë që importi të ketë pjesëmarrje të lartë në BPV. “Kuptohet kjo situatë konsiderohet zyrtarisht e qetë. Por në të vërtetë Kosova për të mbuluar deficitin tregtar në vit duhet të paguajë rreth 2.3 miliardë euro. Nëse kjo llogaritet për 15 vite, Kosova ka paguar rreth 30 miliardë euro. Këto para do të investoheshin në sektorë të tjerë humanë, me efekte afatgjata. Ky trend në bilancin tregtar tregon për fuqizimin e lobit të importit dhe mungesën e lobimit të eksportit”, ka sqaruar eksperti Sadiku. “Për të përfituar diç nga MSA-ja, Kosova duhet të fuqizojë kapacitetet konkurruese me reflektim në rritjen e eksportit për konsumatorët evropianë. Për të ndodhur kjo kërkohen politika ekonomike për promovimin e konkurrencës në sektorë prodhues. Eksporti do të ishte përgjigjja më e mirë për situatën aktuale zhvillimore të Kosovës”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.