RCCOLA

Kosova, edhe një dekadë negociata me Serbinë

/ 2 minuta lexim

Qeveria e Kosovës është përcaktuar të mos ndërrojë kurs në dialogun me Serbinë dhe ka planifikuar të mbetet në këtë proces edhe për një periudhë prej një dekade, shkruan sot Koha Ditore.

Negociatave nuk do t’i ndahet, derisa të dyja vendet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Përcaktimin e ka shprehur në Programin për dialogun e Brukselit, i cili i referohet periudhës 2014 – 2018. Dokumenti është finalizuar në pjesën e parë të vitit, por tek tash është publikuar.

Fundamenti

Dhe, midis tjerash, në të flitet edhe për jetëgjatësinë e procesit. Sipas dokumentit, procesi “do të vazhdojë deri në anëtarësimin e të dyja shteteve në BE, që orientimisht përfshin një periudhë 8 deri 10 vjet”.

Qeveria ka vlerësuar se angazhimi në këtë dialog kontribuon drejtpërsëdrejti për plotësimin e standardeve evropiane për integrimin e Kosovës në BE, pasi ka konsideruar se dëshmon përkushtimin e shtetit për paqe dhe stabilitet në rajon, përmes parimeve evropiane për fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, si ndër kriteret kryesore të Kopenhagës për anëtarësimin e vendeve.

http://koha.net/?id=27&l=89793