UBT

Kosova e vogël me zemër të madhe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Moj Kosovë e vogël , me zemër të madhe –
Djemtë porsi petrita , vajzat si sorkadhe !
Dhunti sikur ti , nuk kanë tjerat shtete –
Lumenjtë nga gjiri yt , derdhen në tri dete !…

N’ veri lumi Ibër , vjen në Mitrovicë –
Aty i bashkohen Llap edhe Sitnicë !
S’ bashku marrin rrugën , kalojnë për Serbi –
Shkojnë në Bullgari e derdhen n’ Det të Zi !

Po në Det të Zi , nga Kosova Lindore –
Shkon me krenari Morava Jugore !
Bashkë me te rrugëtojnë lumi i Moravicës ,
Edhe Lumi i Shtrembër , që vjen prej Kamenicës !

N’ Kosovën Jugore , lumenjtë rrjedhin prore –
Kalojnë shumë lugina dhe vende malore !…
Lepenci e Nerodimja nisen nga ky dhe –
Marrin rrugë të gjatë për Detin Egje !

Lumi Nerodime , ka në funksion –
Një bigëzim human – bifurkacion !
Kësaj mrekullie , mirë t’ ia hapim sytë –
Me këtë lloj dhuntie , n’ botë është vendi i dytë !

HW

Dega e majtë i futet Sitnicës në gji –
Bashkë me te merr rrugën drejt Detit të Zi !
Dega e djathtë , merr rrugën nëpër leqe e shelgje –
S’ bashku me Lepencin , derdhën n’ Detin Egje !

N’ Kosovë Perëndimore , lumenjtë rrjedhin prore –
Nga Rrafshi i Dukagjinit dhe bjeshkët malore !
Lumbardhi i Pejës , Prizrenit , Deçanit –
Janë burime t’ pastra nga gjiri i vatanit !

I merr Drini i Bardhë , bashkë me Erenikun –
Dhe të gjithë krenarë , mësyjnë Adriatikun !
Askund kësaj bote , s’ ka këso marifete –
Nga një grusht Kosove – me u derdhë ujë n’ tri dete !

Gjilan, më 22.06.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.