Eko Higjiena

Kosova e varfër, por për më shumë se dy javë kosovarët dorëzuan 90 milionë euro në 500-she

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se pas hyrjes në fuqi të Rregullores së re janë tërhequr nga qarkullimi mbi 180 mijë monedha nga 500 euro.

Siç ka njoftuar BQK, nga 1 shkurti e deri më sot, sasia e monedhave 500 euroshe që janë hequr nga qarkullimi kap vlerën e 90 milionë eurove.

Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme ka përcaktuar që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre

Njoftimi i plotë:

BQK: Kalon mbi 180 mijë copë numri i kartëmonedhave prej 500-euro të tërhequra nga qarkullimi dhe depozituara në BQK

ARKATANA

?Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se si efekt i Rregullores për Operacione me Para të Gatshme, numri i kartëmonedhave prej 500 euro të deponuara nga qytetarët në bankat komerciale dhe me pas në BQK, si para të tërhequra nga qarkullimi, ka kaluar mbi 180,500 njësi, duke tejkaluar vlerën e 90 milionë e 250 mijë eurove.

?Ky është ndër efektet e drejtpërdrejta të Rregullores që nga miratimi i saj, duke kontribuar në arritjen e qëllimit për një sistem financiar me integritet dhe që ndihmon në strategjinë kombëtare kundër informalitetit dhe dukurive të ndërlidhura.

?Rregullorja për Operacione me Para të Gatshme përveç tjerash përcaktoi që të gjitha institucionet financiare bankare dhe jobankare janë të obliguara që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës 500 euro te klientët e tyre.

?Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe mbikëqyrëse në zbatim të mandatit të saj kushtetues dhe në pajtim me objektivat strategjike të saj, me transparencë dhe përkushtim ndaj publikut.