Mobi Casa

Kosova e trazuar nga “MUP-ovcat“

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Në Akademinë e Policisë në Vushtrri ka filluar trajnimi i 17 ish-pjesëtarëve të MUP-it që kanë nënshkruar transformimin në Policinë e Kosovës.

Derisa procesi po ecën, dyshimet po thellohen për të kaluarën e këtyre ish-pjesëtarëve të MUP-it.

Verifikimin pritet ta bëj Agjencia Kosovare e Inteligjencës e cila është përgjegjëse kryesore për verifikimin e të kaluarës së tyre, shkruan Zëri.

FIDANISHTJA

Haki Demolli ka thënë për këtë gazetës se në bazë të informatave që ai disponon, strukturat e MUP-it serb do të kyçet në Policinë e Kosovës.

“Kemi informata se ata do të kyçen pa kurrfarë verifikimi dhe pa procedurën e konkursit”, tha Demolli i cili është anëtarë i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.