KKVITI

Kosova e Shqipëria dakordohen për luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave e terrorizmit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale, raporton Ekonomia Online.

Lumezi tha se luftimi i korrupsioni nuk mposhtet me vetëm nga puna që bëhet vetëm nga institucionet vendëse, por me përkrahje edhe të shteteve tjera në këtë rast Shqipërinë.“Ky memorandum përfshin disa apekte dhe sidomos nga disa dukuri që e dëmtojnë sigurinë e vendit, por edhe të rajonit”“…këto dukuri nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm, ne kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe më herët me Shqipërinë duke bërë një hap të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, dhe duke premtuar në luftimin e shumë dukurive tjera”, tha Lumezi.

ARKATANA

Kurse kreu i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë me institucionet e Kosovës në luftimin e dukurive negative, raporton EO.“Në jemi të aranzhuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera, dhe e kam të domosdoshme bashkëpunimin me shtetin e Kosovës”.“…kjo nuk është hera e parë që kemi një bashkëpunim të tillë, duke falënderuar kolegët për këtë bashkëpunim, pasi prokuroria jonë e posaçme është e re dhe e kishim të nevojshme këtë bashkëpunim”, tha Kraja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.