UBT

Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke, SHBA-të me ligj pritet të mos mbështesin ndryshimin e kufijve

/ 3 minuta lexim
United Hospital

“Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” i paraqitur nga kongresmeni William Keating, e i cili akt ka për qëllim inkurajimin për rritjen e tregtisë dhe investimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve në Ballkanin Perëndimor, përmend edhe atë që SHBA-të të angazhohen edhe ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, shkëputjen apo ndonjë ndryshim tjetër kufitar bazuar në etni në Ballkanin Perëndimor.

Një akt i tillë nëse merr miratimin e ligjvënëseve amerikanë dhe presidentit Donald Trump, atëherë i bie që ShBA-të do të angazhohen ligjërisht që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë ndarjen e territoreve, gjersa thekson se Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke.

Ky projektligj i është referuar Komitetit për punë të jashtme më 9 tetor 2025.

Çështja lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe mos mbështetjen e ndarjeve territoriale është theksuar në seksionin e 11 të “Aktit për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”.

Uji Dea

Në këtë seksion thuhet se Marrëveshja mbi rrugën drejt normalizimit të Marrëdhënieve, e cila u miratua nga Kosova dhe Serbia më 27 shkurt 2023, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve.

Po ashtu thuhet sapo të jetë bërë përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin në konsideratë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe me të dy vendet, të cilat mund të përfshijnë: vendosjen e dialogut strategjikë dypalësh me Kosovën dhe Serbinë, avancimin e iniciativave konkrete për të thelluar tregtinë dhe investimet me të dy vendet dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke.

Në këtë seksion është përfshirë edhe një deklaratë që thekson se është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara se nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve .

“Është politikë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që nuk do të ndjekë asnjë politikë që mbështet shkëmbimet e territoreve, ndarjen ose forma të tjera të rivizatimit të kufijve përgjatë vijave etnike në Ballkanin Perëndimor si një mjet për të arbitruar mosmarrëveshjet midis shteteve kombëtare në rajon si dhe duhet të mbështesë demokracitë pluraliste në vendet e Ballkanit Perëndimor si një mjet për të parandaluar një kthim të konfliktit etnik që dikur karakterizonte rajonin”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.