FITORJA

‘Kosova e Re’ do të ketë kosto prej 4.2 miliardë euro dhe do të rrisë çmimin 50 përqind

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Instituti për analiza ekonomike dhe financiare të Energjisë (IFEFA) në bashkëpunim me KOSID kanë publikuar raportin “ Termocentrali i propozuar Kosova e RE: Barrë e pa nevojshme me një çmim të paarsyeshëm”.

Sipas raportit ky termocentral do të ketë një kosto rreth 4.2 miliardë euro do të ketë një kosto më të lartë se sa që ka parashikuar Qeveria si dhe do të rrisë çmimin e energjisë deri në 50 përqind.

Tom Sanzillo Drejtor i financave në IEEFA përmes një paraqitje prej rrjeteve sociale ai para gazetarëve ka thënë se ndërtimi i këtij termocentrali do të rritë çmimin e energjisë deri në 50 përqind.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë shumë transparente në dhënien e të dhënave bazike.

GRANDEMALL

Sipas tij, Kosovës i duhet një studim i saktë i cili do të dalë për nevojat e energjisë elektrike në vend.

Ndërsa Visar Azemi nga KOSID ka thënë se në bazë të raportit familjet mesatare kosovare do të paguajnë 12.9 përqind të të ardhurave të tyre për energji elektrike, dy herë më shumë se që paguajnë shumica e familjeve evropiane. Familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme sipas tij, do të paguajnë 18 përqind të të ardhurave të tyre vjetore për energji elektrike.

Sipas tij, marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Contour Global, nuk është e qëndrueshme pasi ka pasur vetëm një ofertues./Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.