Kosova e pompave dhe moteleve, importon miliarda euro produkte
Që nga paslufta e deri më sot Kosova është shndërruar në një treg konsumues, duke importuar mbi 90 për qind të produkteve të ndryshme. Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, arrin në mbi 2 miliardë euro në vit.
Politikat ekonomike dështuan, sipërmarrja private në situatë të vështirë.
“Kosova ka 15 vjet që po qëndron në nivel të njëjtë të eksportit, prej 300 milionë euro në vit, pa asnjë rritje të vetme. Ndërkaq, importi nga viti në vit ka shënuar rritje, kështu që në vitin 2016 ishte 2,8 miliardë euro. Krejt kjo për shkak të politikave jostimuluese për sektorin e prodhimit dhe të agro- industrisë. Sektori i prodhimit është ai që punëson njerëzit, prandaj kemi një papunësi kaq të lartë dhe një eksport kaq të vogël…Nëpërmjet lehtësirave dhe stimulimeve, automatikisht do të ndikohej në orientimin e investimeve të reja në prodhim, e jo në pika karburanti dhe në motele pa fund”, ka thënë eksperti Milazim Abazi,raporton Gazeta Kosova Sot
Që nga paslufta e deri më sot Kosova është shndërruar në një treg konsumues, duke importuar mbi 90 për qind të produkteve të ndryshme. Deficiti tregtar, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, arrin në mbi 2 miliardë euro në vit. Tregtia është aktiviteti më i preferuar në Kosovë dhe sipas të dhënave zyrtare numri më i madh i kompanive të regjistruara janë ato të sektorit të tregtisë. Ndërkaq edhe shifrat e ASK-së për bilancin tregtar të muajit të parë të vitit 2017 tregojnë se eksportet e Kosovës mbeten të dobëta dhe deficiti i thellë tregtar po rritet.
Analistët, shoqëria civile dhe njohësit e kësaj fushe janë të mendimit se në asnjë mënyrë Qeveria ‘Mustafa’ nuk mund të mburret me këtë realitet të zymtë ekonomik. Sipas tyre, nuk mund të ketë zhvillim ekonomi të një vendi ku hapen vetëm pompa benzine, motele e kafe. Ditë më parë Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2017. Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.7 për qind në muajin janar 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjë- sisht në vlerë prej 125.4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 110. 3 milionë euro në vitin 2016. Eksporti mbulon importin me 14.6 për qind. Eksporti i mallrave në muajin janar 2017 kishte vlerën 21.4 milionë euro, ndërsa importi 146.8 milionë euro, ku është një rënie prej (minus 3.7 për qind) për eksport dhe një rritje prej 10.8 për qind për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.
Prodhimtaria pa mbështetje Sipas njohësve të çështjeve ekonomike dhe deputetëve të opozitës, ky deficit i lartë tregtar paraqet një shqetësim mjaft të madh për ekonominë e Kosovës.
Deputeti i opozitës, Salih Salihu (Lëvizja VV), tha se Kosova nuk ka prodhim dhe me këtë politikë zhvillimore është shndërruar në treg konsumues.”Ne konsumojmë mbi 90 për qind të të mirave materiale që i importojmë nga vendet e tjera. Nëse nuk ka prodhim brenda ekonomisë së një vendi, atëherë nuk kemi çka flasim për zhvillim ekonomik”, u shpreh ai.
Salihu vlerëson se Kosova duhet ta ndërpresë sistemin liberal të tregtisë së jashtme.”Edhe në ekonominë e tregut duhet të intervenojë shteti deri në kufirin ku nuk e pengon veprimin e ligjeve ekonomike. Së këndejmi lirshëm mund të themi se këtë deficit të lartë tregtar e ka shkaktuar mospërkrahja e sektorit të prodhimit në Kosovë”, theksoi ai.”Konsideroj që institucionet qeveritare, më saktësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë bërë shumë pak në këtë drejtim, pra në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo më së miri shihet te bilanci mjaft i keq tregtar dhe negativ, i cili ende po ndikon edhe në aspektin makro-ekonomik, por edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, potencoi deputeti Salihu.
Ndërsa lideri i AKB-së, Agim Shahini, tha se kapacitetet e pamjaftueshme të prodhuesve kosovarë kishin bërë që edhe marrëveshjet tregtare të arritura ndërmjet Kosovës dhe disa shteteve të tjera të jenë gati pa ndonjë efekt pozitiv për ekonominë e vendit./kosova sot/


