FIDANISHTJA

Kosova e painteresuar t’i hyjë garës për armatosje

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Ditë më parë, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u betuan 337 rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si pjesë e operacioneve të transformimit të FSK-së në Ushtri, që pritet të bëhet në 7 deri 10 vjetët e ardhshme.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se Ushtria e ardhshme, nuk do të pajiset me armatim të rëndë, por vetëm me atë mbrojtës.

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, tha për Radion e Evropa e Lirë se transformimi i FSK-së në Ushtri, po vazhdon sipas planit.

Ai tha se veprimet e institucioneve të sigurisë në Kosovë, nuk varen nga veprimet e Serbisë, e cila kohëve të fundit ka shtuar sasinë e armatimit të blerë nga Rusia.

Ramadani tha se Kosova e ka planin e vetë me partnerët strategjikë dhe se po vazhdon transformimi në ngritjen e kapaciteteve operacionale.

“Ndërtimi i institucioneve të sigurisë se Kosovës, nuk është ndërtim reagues, por është ndërtim i konsolidimit të shtetit të Kosovës. Deri më tash, zhvillimi i proceseve, ndërtimi i mandatit ushtarak është në përputhje të potë me planin dhe si i tillë, kjo është një përparësi shumë e madhe për Kosovën”, tha Ramadani.

Armatosja e Serbisë, kryesisht në dy vjetët e fundit, me kontingjente armatimesh të ndryshme nga Rusia, duhet të jetë shqetësuese, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin, vendet e të cilit ose janë pjesë e aleancës së NATO-s ose kanë prezencë të kësaj aleance, vlerëson Plator Avdiu, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.

Avdiu tha për Radion Evropa e Lirë se Serbia po bën garë të armatimit në Ballkan, duke u armatosur nga Rusia.

Mobi Casa

“Kjo gara e armatimit që po vërehet në rajon, sidomos Serbia që po e bën. Kjo garë duhet të shikohet në disa dimensione. Nën një është që Serbia ose Rusia përmes Serbisë, dëshiron të tregojë njëfarë lloj supremacie në raport me organizatat ndërkombëtare, veçanërisht me NATO-n, e cila tash e ka një prezencë goxha të shtuar në Ballkan”, tha Avdiu.

Përmes kësaj armatosjeje, sipas Avdiut, Serbia po tenton ta mbajë nën presion Ballkanin gjithmonë.

“Duke e treguar në këtë mënyrë edhe një varësi shumë të madhe nga Rusia. Në anën tjetër, dihen qëllimet e Serbisë, që përmes Rusisë të tentojë ta destabilizojë rajonin e Ballkanit dhe ta mbajë gjithmonë nën presion. Sigurisht që kalimi i ligjeve për Ushtrinë në dhjetor të vitit të kaluar, është një shtysë e madhe për Serbinë, që edhe më tutje të mundohet ta tregojë forcën e vet, duke marrë armatim nga Rusia”, tha Avdiu.

Gjatë këtij viti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi mori pjesë në ceremoninë e pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, tha se deri në fund të vitit shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë donacion.

Kosova, përkatësisht Forca e Sigurisë së Kosovës, vitin e kaluar është pajisur me 24 automjete ushtarake të tipit “Humvee”, të cilat kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përgjegjësitë e reja të FSK-së kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, qytetarëve, pronave dhe interesave të Republikës së Kosovës, si dhe mbështetje ushtarake për autoritetet civile dhe pjesëmarrjen në operacionet ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.