Hidromorava

Kosova e paguan shtrenjtë liberalizimin dhe FAK-un

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prapaskenat e kushtëzimeve politike BE-Prishtinë-Beograd. Asociacioni duhet të bëhet, Demarkacioni të ratifikohet

Opozita dyshon se janë vetë liderët në pushtet që kanë kërkuar një vetëkushtëzim të tillë, ndërsa theksojnë se mbeten në qëndrimet e mëhershme, kategorikisht kundër marrëveshjeve të dëmshme

Qytetarët e Kosovës morën të mërkurën lajmin e mirë për rekomandimin për liberalizimin e vizave, por ana negative e këtij rekomandimi është kushti, sipas të cilit deputetët në këmbim të vendimit final pozitiv nga BE-ja duhet ta bëjnë dhe ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Uji Dea

Derisa liderët institucionalë janë lavdëruar me liberalizimin e vizave dhe kanë paralajmëruar edhe shndërrimin e shpejtë të FSK-së në ushtri të Kosovës – FAK, pritet që përsëri nga faktori ndërkombëtar të imponohet dhe një kushtëzim i ri politik për ta mbështetur këtë favor të dytë për shtetin e Kosovës, kërkohet një pazar politik për të marrë mbështetjen e minoriteteve për krijimin FAK-ut për këmbim me garantimin e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Subjektet politike në opozitë i konsiderojnë të padrejta këto dy kushtëzime, me dy marrëveshje që kanë nxitur protesta, bojkot, gaz lotsjellës, arrestime.”Kushtëzimi i liberalizimit të vizave me kompromisin për rreth 9 mijë hektarë tokë është një pazar tepër i lirë… Unë mendoj që ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, me mënyrën si është përcaktuar tani vija kufitare, nuk duhet të bëhet. Edhe kur është fjala te kompromisi me Listën Serbe që ta votojnë FAK-un, ju e dini qëndrimin tim dhe tonin si opozitë, se në asnjë mënyrë nuk mund të bëjmë kompromise me Serbinë”, tha deputeti nga NISMA, Zafir Berisha, për “Kosova Sot”./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.