Hidromorava

Kosova, e mposhtur nga korrupsioni

/ 2 minuta lexim
United Hospital

9 Dhjetori njihet ndryshe edhe si Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, e cila shënohet edhe në Kosovë. Në këtë ditë, sikur edhe viteve të kaluara, Kosova kritikohet për mosluftimin e korrupsionit, derisa bëhen thirrje që politika t’i heqë duart nga gjyqësori. Deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për “Korrupsion”, shkruan sot gazeta Zeri.

Edhe pse vazhdimisht ka pasur kritika nga ndërkombëtarët për luftimin e korrupsionit, Kosova edhe këtë vit ka humbur luftën kundër tij. Institucionet e drejtësisë vlerësohet se ende nuk kanë marrë masat konkrete në luftimin e korrupsionit, i cili po mbetet sfidë për to. Njohës të çështjeve të drejtësisë në vend kanë kërkuar që politika t’i heqë duart nga gjyqësori e po ashtu që të rriten dënimet për ata që bëjnë vepra penale.

Uji Dea

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë për “Zërin” se luftimi i korrupsionit kërkon vullnet politik e institucione të pavarura të drejtësisë. Sipas tij, deri në muajin nëntor të këtij viti nuk është ngritur as edhe një aktakuzë për korrupsion. “Instituti i Kosovës për Drejtësi në muajin nëntor publikoi raportin ‘Dështimet speciale në luftimin e korrupsionit në Kosovë’. Ky raport konstaton se, sikurse vitet e mëhershme, edhe viti 2019 është vit i humbur në luftën kundër korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.