Fundamenti

Kosova e mbuluar me mallra të huaja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në Kosovë eksporti po mbulon importin më 12.4 për qind. Në një raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), thuhet se të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin prill 2015 prej 196.1 milionë euro krahasuar me deficitin prej 181.3 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014.

Sipas raportit eksporti i mallrave në muajin prill 2015 kishte vlerën 27.7 milionë euro, ndërsa importi 223.8 milionë euro, është një rritje prej 13.3 për qind për eksport si dhe 8.8 për qind për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Mobi Casa

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit janë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, produktet minerale e të tjera, kurse përqindja më e madhe eksportit realizohet në Indi, Shqipëri dhe Maqedoni.

Ndërsa, importin e përbëjnë produktet minerale, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike e tjera. Përqindja më e madhe e produkteve të importuara në tregun e Kosovës janë nga shteti i Serbisë, Gjermanisë dhe Turqisë. /Telegrafi/