United Hospital

Kosova e gatshme për finalen e madhe, përmes Çekisë e do Evropianin

/ 6 minuta lexim
HW

Dje Kosova e ka thënë fjalën e fundit dhe tash i mbetet fushës ta japë verdiktin e fundit. Në stërvitjen e fundit të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku sot nga ora 15:00 zhvillohet edhe ndeshja ndaj Çekisë, kampi kosovar është parë me humor të mirë dhe të bindur se tashmë e kanë kapur nivelin ku mund t’i mposhtin kombëtaret shumë të mëdha, siç është në këtë rast Çekia, shkruan sot, gazeta “Zëri”.

Kosova sot do ta zhvillojë një ndeshje të jashtëzakonshme, ku përballet me rivalin direkt për vendin e dytë në grupin A, Çekinë dhe një rezultat i favorshëm do të bënte ta kemi shumë më afër kualifikimin në Evropian.

Dje përfaqësuesja jonë e ka dhënë fjalën e fundit dhe tashmë gjithçka i mbetet fushës ta dëshmojë. Në stërvitjen e fundit të mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku sot nga ora 15:00 zhvillohet edhe ndeshja ndaj Çekisë, kampi kosovar është parë në humor të mirë dhe të bindur se tashmë e kanë kapur nivelin ku mund t’i mposhtin kombëtaret shumë të mëdha, siç është edhe Çekia.

Pesë ditë stërvitje, asnjë lojtar i lënduar – është lajmi më i mirë për trajnerin Challandes, i cili kohëve të fundit është përballur me probleme shumë të mëdha e me lëndime. Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli, Herolind Shala e Benjamin Kololli nuk janë në gjendje ta ndihmojnë Kosovën këtë herë, por të tjerët si Muriqi, Zhegrova, Rrahmani, Celina, Berisha… do të japin gjithçka për ta vazhduar krenarinë e Kosovës në këto eliminatore.

Challandes: E dua një Kosovë “të çmendur” përballë Çekisë

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka thënë se sfida ndaj Çekisë është shumë e madhe dhe se ai nuk do asgjë tjetër përveç një lojë me angazhim maksimal. “Edhe më herët kam thënë se nuk dua t’i komentoj mungesat. Ne duhet të mendojmë si ekip. Kjo është e rëndësishme për mua”, ka thënë Challandes në konferencën për medie. “Unë dua që ekipi të jetë i çmendur në aspektin pozitiv. Ne mund të ëndërrojmë dhe ta ndjekim ëndrrën. Na duhet një performancë e jashtëzakonshme”, shtoi Challandes. Trajneri i “Dardanëve” bëri dallimin ndërmjet kundërshtarëve të deritanishëm, me të cilët është përballur Kosova, teksa beson se Çekia është kundërshtari më i fortë me të cilën janë përballur deri më tani. “Dallimi ndërmjet kundërshtarëve është i dukshëm, duke nisur nga kundërshtarët. Republika Çeke ka një ekip shumë të fortë, për ne nuk është aspak e lehtë. Ndaj na duhet një ndeshje e çmendur për të arritur një rezultat pozitiv”, deklaroi Challandes.

Mërgim Vojvoda: Nuk na frikëson asgjë, luajmë për fitore

Uji Dea

Njëri nga mbrojtësit më të mirë të Kosovës, Mërgim Vojvoda, pavarësisht vështirësive të mëdha që ka në skuadër, është i sigurt se ekipi ka potencial për të fituar sot. “Kemi shumë mungesa në skuadër, por konkurrenca është e shëndoshë. Ne do të japim maksimumin. Për çdo ndeshje ne do të futemi për tri pikë. Edhe në këtë takim ne futemi për tri pikë. Nuk kalkulojmë në asnjë takim, sidomos kur luajmë përpara tifozëve tanë në ‘Fadil Vokrri’”, ka deklaruar fillimisht Mërgim Vojvoda.

Më pas ai u pyet edhe për forcën e Çekisë, e cila dallon shumë nga kombëtaret e mëhershme me të cilat është ndeshur Kosova. “Çekia është tjetër nivel, për dallim nga kundërshtarët që kemi luajtur më parë. Por ne kemi punuar mjaft mirë, kemi marrë masat për këtë ndeshje dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, theksoi anësori i Standard Lieg.

Çekia i frikësohet Kosovës

Kombëtarja e Republikës së Çekisë dje ka zbritur në tokën dardane e vetëdijshme se e pret një ndeshje shumë e vështirë. Trajneri çek Jaroslav Silhavy ka befasuar me njohuritë shumë të mira që ka për Kosovën dhe për lojtarët e saj. Ai në konferencën për shtyp ka thënë se mungesa e Rashicës dhe e Zenelit është e mirëseardhur për ekipin çek, por sipas tij Kosova ka plot lojtarë që mund t’i zëvendësojnë ata, siç është Edon Zhegrova.

“Për ne është me rëndësi të luajmë dhe të fitojmë. Presim një ndeshje të fortë dhe atmosferë të zjarrtë, por nuk besojmë se do të ndodhë diçka e keqe. Edhe bullgarët kanë luajtur këtu dhe asgjë nuk ka ndodhur”, ka thënë para gazetarëve përzgjedhësi Jaroslav Silhavy. “Do ta respektojmë Kosovën, e cila ka mungesa si Rashica e Zeneli, por e ka një Zhegrova me plot energji. Ata dalin shpejt nga mbrojtja në sulm. Kam thënë se pas Anglisë të gjitha kombëtaret tjera janë të përafërta me grupin tonë” theksoi Jaroslav Silhavy.

Kapiteni i Çekisë e di që me Kosovën nuk është lehtë

Kapiteni i Çekisë Marek Suchy është paraqitur në konferencë përpara medieve në stadiumin “Fadil Vokrri” për të folur për sfidën ndaj Kosovës. Suchy ka deklaruar se Kombëtarja e tij ka ardhur për fitore në Prishtinë edhe pse i pret një ndeshje shumë e fortë. “Presim ta zhvillojmë një lojë ashtu siç dëshirojmë dhe të mos ndikohemi nga asgjë. Secila lojë është shumë e rëndësishme. Ne kemi ardhur për fitore dhe duam fitore”, ka thënë Marek Suchy. “Kosova e ka një sulm shumë cilësor dhe duhet të jemi të kujdesshëm, pasi mund të na ndëshkojnë, por nëse marrim ecurinë e tyre të deritashme i bie që edhe në aspektin defansiv janë shumë të mirë, kështu që nuk është aspak lehtë”, shtoi Marek Suchy, i cili pranon se një fitore këtu e afron më afër kualifikimit. “Çdo ndeshje është e rëndësishme, çdo tri pikë kanë vlerë të madhe, pavarësisht ku fitohen, por e pranojmë se një fitore këtu do të na afronte shumë afër objektivave që kemi”, ka thënë 31-vjeçari, i cili luan në Gjermani me Augsburgun./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.