Uji Dea

Kosova e do Isën në Boletin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Figura e Isa Boletinit i ka bërë bashkë, për të parën herë, dy taborët politikë në Kuvendin e Kosovës, pozitën dhe opozitën të cilët kërkuan njëzëri, që eshtrat e heroit kombëtar të rivarrosen në Boletin, fshatin e tij të lindjes. Reagimi i tyre pason një vendim të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që eshtrat e Isa Boletinit të varrosen në Vlorë, aty ku janë vënë themelet e shtetit shqiptar.

Deputetë dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i Qeverisë. Në emër të grupit parlamentar të AAK-së, shefja e grupit Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se zhvendosja e eshtrave të Isa Boletin në Vlorë flet për maturinë e ekzekutivit të vendit, të cilët me veprimet e veta po i fyejnë jo vetëm të gjallët, por edhe të vdekurit.

UBT

Kadaj-Bujupi madje ka thënë se rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit po bëhet në Vlorë për disa arsye, për të cilat ajo tha se Qeveria e di më mirë. “Heronjtë kombëtarë Isa Boletini e pasardhësit e tij Adem Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Zahir Pajaziti e mijëra gra e burra të rënë ndër shekuj, meritojnë të paktën të prehen në paqe në dheun e Kosovës”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.