UBT

Kosova e artë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kosova ishte sensacion i Olimpiadës së Tokios, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan medalje të arta.

Kosova ia tregoi edhe një herë botës vlerat e saj.

Shteti ynë ishte një sensacion i vërtetë në pjesëmarrjen e dytë të saj në Lojëra Olimpike.

Një vend i vogël nga Ballkani i befasoi të gjithë me suksesin e radhës në garën më të rëndësishme në botë.

Pasi e kishte fituar medaljen e artë në debutim me Majlinda Kelmendin në “Rio 2016”, Kosova u pasurua me dy medalje të tjera të arta.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi na e zbardhën fytyrën duke u larë me ar në Olimpiadën e Tokios.

Nora shkëqeu në kategorinë e saj deri në 57 kilogramë, kurse Distria deri në 48 kilogramë.

ARKATANA

Dy vashat e arta të Kosovës ishin të papërmbajtshme dhe i mposhtën një nga një kundërshtaret.

Ato u bënë heroinat e reja të Kosovës dhe e ngritën në tre numrin e medaljeve të arta të vendit tonë e vetëm dy pjesëmarrje olimpike.

Ato u shpërblyen me plot merië nga shteti me nga 100 mijë euro, kurse trajneri i tyre, Driton Kuka, në të dyja rastet me nga 50 mijë.

Gjithashtu, Nora dhe Distria u shpërblen edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me nga 10 mijë euro, ndërsa Kuka i mori dy herë nga 5 mijë.

Kosova u paraqit në Olimpiadën e shtyrë për një vit shkaku i pandemisë, me 11 garues.

“Dardanët” synojnë të jenë të suksesshëm edhe në Olimpiadën e ardhshme, e cila do të mbahet në Paris në vitin 2024./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.