FIDANISHTJA

Kosova duhet të zgjedhë mes dy alternativave

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kosova duhet të zgjedhë mes dy alternativave, të pranojë asociacionin e komunave me shumicë serbe apo shkëmbimin e territoreve si kompromis për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kështu thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Një takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosove Serbi mund të ndodh në muajin qershor. Kështu thuhet të jenë marrë vesh kryeministri Albin Kurti më përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell. E njohësit e rrethanave politike në vend po vlerësojnë se ekipi negociues kosovar duhet të jetë i vëmendshëm që të mos bëjë kompromis që do ta dëmtonte shtetin e Kosovës.

Profesori Afrim Hoti, tha se në moment që dy palët ulen në tavolinën e dialogut, gjithsesi se duhet të bëhen kompromise.

“Është shumë e ndjeshme se vërtet janë bërë shumë kompromise dhe në veçanti për komunitetin serb në Kosovë, përfshirë këtu edhe respektimin e standardit e të drejtave të njeriut. Për çka unë dua të besoj që institucionet tona duhet të jenë shumë të vëmendshme që të mos bëjnë ndonjë kompromis me ndonjë konstruksion ose ndonjë alternativë që mund ta dëmtonte në substancë sistemin e ardhshëm politik të Kosovës”, tha ai.

ARKATANA

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, tha se aktualisht në tavolinën e bisedimeve si lloj kompromisi janë dy alternativa, e që janë asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe shkëmbimi i territoreve.

“Me gjasë janë dy alternative, është “zajdenica” e cila është nënshkruar ne Bruksel, e që bashkë me të mund të vije edhe autonomia për veriun e Kosovës. E dyta që flitet është shkëmbimi i territoreve ose korrigjimi i kufijve. Me gjasë janë vetëm këto dy alternative në tavolinë”, tha ai.

Por të dy këto alternative janë kundërshtuar fuqishëm nga Lëvizja Vetëvendosje që tashmë e ka qeverinë, thotë Salihu, dhe nuk dihet se cilin kompromis do ta pranojë kryeministri Kurti apo edhe do t’i refuzojë të dyja.

Kryeministri Kurti nga vizita që pati në Bruksel ka deklaruar që do të takojë partitë opozitare në Kosovë për të qenë sa më të unifikuar në dialog më Serbinë. Por partitë opozitare kanë dhënë sinjale se nuk do të takohen më kryeministrin Kurti, me arsyen se ky i fundit po të ishte transparent do të raportonte para se të shkonte për vizitë në Bruksel./RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.