Mobi Casa

Kosova drejtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Si rrallë herë pas luftës Kosova ndodhet në krizë legjitimiteti dhe institucionale. Madje për të debollkuar proceset politike në vend, analistët politik mendojnë se vendi më mirë është shkoj në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tyre nevoja për një “klasë të re” është më se e nevojshme.

Në anën tjetër opozita ka kritikuar deklaratën e Kryetari të Kuvendit, Kadri Veseli se vendi mund ë shkoi në zgjedhje me marrëveshje mes partive .

Zëdhënësi i Lëvizës Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka thënë për “zeri.info”, se deklaratat e Kadri Veselin shpërfaqin hipokrizinë e tij dhe ambicien personale për pushtet.

“Të gjitha projektet qeveritare që po i kritikon sot ky hipokrit, i ka mbështetur me zell të madh duke iu përgjigjur me polici e dhunë kundërshtimit opozitar dhe qytetar ndaj po këtyre projekteve”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka një vit që kërkon zgjedhje, duke shtuar se kjo Qeveri, me Veselin në të, nuk ka mbështetje popullore dhe nuk ka legjitimitet.

“Kadri Veseli si hipokrit i madh, po synon që këtë pakënaqësi të qytetarëve ndaj Qeverisë ta kapitalizojë, duke kërkuar zgjedhje. Ne mendojmë që shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme dhe urgjente pikërisht për të larguar nga pushteti hipokritët si Kadri Veseli, Isa Mustafa, etj”, tha Krasniqi.

Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të PDK-së e LDK-së për zgjedhjet. Sipas saj, asnjëra parti nuk i ka votat, dhe nuk i kishin as më 1 shtator kur u mbajtë seanca në të cilën pikë e rendit të ditës ishte edhe ratifikimi i projektligjit për demarkacion me Malin e Zi.

Hidromorava

Bajrami ka thënë se tashmë PDK e LDK e kanë kuptuar se Asociacioni e Demarkacioni janë gabim dhe kjo falë kundërshtimit të opozitës, qytetarëve, ekspertëve dhe të disa nga deputetëve të mazhorancës.

Ndërkaq, analisti politikë, Halil Matoshi ka thënë për “Zëri”, se vendi ndodhet në krizë institucionale dhe në krizë të legjitimitetit.

Matoshi mendon se për debllokimin e proceseve politike që ndërlidhen me shtetndërtimin më mirë është të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka shtuar se zgjedhjet megjithatë janë mekanizëm demokratik dhe që prodhon konstelacione dhe realitete të reja të brendshme, mundësisht edhe kualitete të reja se sa të dëmtohen interesat e shtetit natyrisht.

“Veselit i konvenojnë zgjedhjet tash, sepse ai llogaritë në klientelën e PDK-së se nesër ajo mund të shthuret, ngase kosovarët politikisht janë lehtë të konvertueshëm. Pra zgjedhjet e parakohshme mendohet të jenë shansi i fundit, mendoj unë, që Veseli të shijojë postin e Kryeministrit të vendit”, tha Matoshi.

Analisti Blerim Burjani ka thënë për “Zëri”, se dyshon në deklaratën e Veselit nëse ka qenë e sinqertë. Ai ka thënë se vendi mund të shkon në zgjedhje të parakohshme vetëm nëse koalicioni PDK-LDK nuk kanë një qëndrim unik dhe duhet të prishin koalicionin.

“Është e vërtetë që vendi është në një situatë jo të mirë në të gjitha aspektet. Inatet politike që po ndodhin është e vështirë të funksionojë. Por, vendi mund të shkon në zgjedhje vetëm nëse koalicioni prishen mes veti”, ka thënë Burjani.

Burjani mendon që nuk ka shenja që vendi të shkojë në zgjedhje edhe përkundër që këtë e kërkon opozita. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.