Eko Higjiena

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kjo Qeveri duhet të pajtohet me realitetin që të thërrasë liderët dhe të bisedojnë për datën e zgjedhjeve të reja, sepse opsioni më i mirë i daljes nga kriza do të ishin zgjedhjet e parakohshme, kanë vlerësuar analistët.

Pushteti e ka humbur legjitimitetin.

Kjo Qeveri duhet të pajtohet me realitetin që të thërrasë liderët dhe të bisedojnë për datën e zgjedhjeve të reja, sepse opsioni më i mirë i daljes nga kriza do të ishin zgjedhjet e parakohshme, kanë vlerësuar analistët,raporton Gazeta Kosova Sot

Pas tërheqjes së turpshme nga Qeveria të Marrëveshjes mbi Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, që u dëshmua katërçipërisht se edhe koalicionit i mungojnë votat, analistët politikë dhe njohës të fushës së sundimit të ligjit, ndajnë një opinion të ngjashëm me subjektet politike opozitare, që zgjidhja më e mirë për vendin tani do të ishte që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një konsensus gjithëpërfshirës politik, që votuesi edhe përmes votës të deklarohet se për cilin opsion politik do të përcaktohet, për ata që duan të bëjnë pazare me territor në emër të integrimeve evropiane apo për opsionin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit të shtetit, të deklaruar edhe me peticion. Përpjekja e partnerëve të koalicionit për të siguruar votat me presion mbi deputetët e vet dhe me pazare të dëmshme politike me Listën Serbe, vetëm sa do ta acaronte akoma më shumë situatën.

Eco Higjiena

Njohësi i rrethanave politike në vend, Muhamet Kelmendi thotë se kushtet për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme kanë qenë të krijuara që kur Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje në marrëveshjen për Asociacionin, por koalicioni ka vazhduar të rezistojë. Ai këtë situatë tani e krahason edhe me lojën e ngjashme që Ekzekutivi pati luajtur me votimin e Gjykatës Speciale, kur në seancën e parë nuk i pati siguruar votat, por këtë e arriti në procedimin e dytë në Kuvend.

Qytetarët të protestojnë “Ne jemi në një situatë kur kemi parë se si ka reaguar Qeveria dhe koalicioni qeverisës në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe po shohim si po reagon edhe tash nga një shtatori kur Qeveria po insiston se do ta sjellë prapë për disa javë këtë ligj në Kuvend, e ku është duke punuar në dy drejtime bisedat me deputetët e vet, presion mbi ata të cilët mendojnë se nuk ka për, dhe në kuptimin e dhënies së një kompromisi ndaj Listës Serbe që ka paraqitur tri kërkesa domethënëse, e ndër ato më kryesore është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe për të cilin Qeveria e ka formuar Komisionin për hartimin e bazës ligjore të krijimit të Asociacionit”, tha prof. Kelmendi.

Sipas tij, edhe në rast të sigurimit të tillë kontrabandist të votave, qytetarët duhet të ngrihen në protesta, ta rrëzojnë këtë Qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja, për të ndërprerë sa më shpejt zinxhirin e dëmshëm të qeverisjes. “Jam i mendimit që protestat e tilla duhet të shtrihen që nga Peja deri në Gjilan, që nga Mitrovica deri në Kaçanik, që qytetarët e secilës komunë të protestojnë kundër kësaj Qeverie dhe ta detyrojnë atë që të japë dorëheqje, që të shpërndahet Parlamenti dhe të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, që t’i jepet mundësia qytetarit për legjitimimin e një Qeverie të re dhe një Qeveri tjetër që do të ishte gjithsesi më e përgjegjshme se e tanishmja”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Edhe analisti politik, Islam Krasniqi thotë se aktualisht partitë në pushtet po rezistojnë në opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe po duan që me çdo kusht ta kalojnë në Kuvend Demarkacionin me presion mbi deputetët e vet dhe me pazare të dëmshme me komunitetin serb- Listën Serbe. “Kjo Qeveri duhet të pajtohet me realitetin që të thërrasë liderët dhe të bisedojnë për datën e zgjedhjeve të reja, sepse opsioni më i mirë i daljes nga kriza do të ishin zgjedhjet e parakohshme”, tha politologu Islam Krasniqi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.