Kosova drejt një kaosi politik

Kosova po shkon drejt një kaosi politik, dhe kjo tani duket shumë e sigurt, nëse situata politike vazhdon të jetë e tillë çfarë është tani, thotë analisti politik, Behlul Beqaj, në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, seksioni në gjuhën serbe, transmeton lajmi.net.
Beqaj ka thënë se në këtë lojë të pushtetit dhe opozitës, humbësit më të mëdhenj janë qytetarët, dhe Kosova si shtet.
Kjo çfarë po ndodhë në Kosovë, sipas Beqajt nuk shkakton rrezik vetëm brenda, por mund të ketë pasoja rajonale, pasi dihen qëllimet e disa partive politike në Kosovës, dhe qëllimet e qeverisë në Republikën Serbe.
Pra sipas tij, kjo situatë mund të rikthejë konfliktin në rajon, duke sjellë edhe një herë në skenë ndryshimin e kufijve në këtë pjesë të Ballkanit.
Për ta shmangur këtë ai propozon një qeveri teknike e mbikqyrur nga shtetet e Quint-it, e cila do të qeveriste vendin në një fazë kalimtare deri në organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. /lajmi.net/