FITORJA

Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e Ligës së Kombeve në fillim të shkurtit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kombëtarja e Kosovës do t’i mësojë emrat e kundërshtarëve të Ligës së Kombeve të UEFA-s në pjesën e parë të shkurtit. Më saktësisht më 8 shkurt, “Dardanët” do të njihen me emrat e ekipeve me të cilët do të përfundojnë në të njëjtin grup, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo garë do të nisë në pjesën e dytë të vitit, më saktësisht më 5 shtator, ndërsa në atë muaj Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje, e dy të tjera në tetor dhe dy në nëntor. Kosova është pjesë e Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa ka përfunduar në vazon e dytë bashkë me Bullgarinë, Azebajxhanin e Ishujt Faro. Kjo nënkupton se nuk mund të përfundojë në të njëjtin grup me to.Kundërshtarë më të vështirë mund të jenë Suedia e Rumania, që janë në vazon e parë, ku kanë përfunduar edhe Luksemburgu e Armenia.

Mobi Casa

Ndërkaq, vazoja e tretë përbëhet nga Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut e Qipro dhe njëra prej tyre mund t’i bie në grup Kosovës, njëjtë si Bjellorusia, Letonia, Estonia, Lituania e Gjibraltari, që gjenden në vazon e katërt. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.