GRANDEMALL

Kosova do të përfitoj nga programet e Frankonisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Paris ka takuar edhe Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës së Frankofonisë, Michaëlle Jean, të parin e këtij niveli që pas anëtarësimit të Kosovës të Kosovës në këtë organizatë, vitin 2014 në Senegal.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj e ka informuar Sekretaren për zhvillimet në Kosovë, dhe veçmas përkushtimin e Kosovës për të përmbushur kërkesat dhe obligimet si anëtarja me e re e Frankofonisë.

Po ashtu, në takim u konsiderua e domosdoshme përfshirja aktive e Kosovës si anëtare në programet e Frankofonisë dhe intensifikimi i një bashkëpunimi më të thellë.

FIDANISHTJA

“Jam shumë i kënaqur që takova Sekretaren e Përgjithshme, pasi një nga detyrat e mija të fundit si ministër i Jashtëm në mandatin e kaluar ishte angazhimi institucional për anëtarësimin në Frankofoni, në fund të vitit 2014 në Senegal. Në këtë samit, është zgjedhur edhe Sekretarja e Përgjithshme Jean, prandaj ky takim e pati simbolikën e vet. Por njëkohësisht biseduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe i premtova se Kosova do të jetë një anëtare aktive dhe shumë e përkushtuar”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Sekretarja Jean, e mirë informuar për Kosovën, e ka siguruar ministrin Hoxhaj për mbështetjen e saj të plotë dhe të Frankofonisë në përkrahjen e Kosovës për të përfituar sa më shumë nga anëtarësimi në këtë organizatë.

Hoxhaj një ditë më parë, ka marrë pjesë në Samitin e Parisit, në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.