RCCOLA

Kosova do të marrë një kod ndërkombëtar SWIFT

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Shoqëria për Telekomunikacionet Ndër-bankare Financiare Mbarë-botërore (SWIFT), sistemi kryesor i komunikimit ndërkombëtar midis institucioneve financiare, i caktoi një kod kombëtar Kosovës për identifikimin e institucioneve financiare të vendit.

Me kodin unik të vendit, Banka Qendrore e Kosovës dhe banka tregtare në sistemin e SWIFT do të afirmojnë ndërkombëtarisht praninë e institucioneve financiare të Kosovës dhe do të lehtësojnë veprimet ndërkombëtare të shtetasve të saj.

Sipas Florim Maxharraj, këshilltar i lartë i bordit ekzekutiv të Bankës Qendrore, banka do të ketë një mbikëqyrje më të mirë të veprimeve të saj, duke përfshirë ndihmën për të shmangur pastrimin e parave dhe financimin terrorist. Kosova ishte më parë e përfshirë në kodin SWIFT të Serbisë.

“Banka Qendrore do të jetë në një pozitë më të mirë për të mbikqyrur veprimet financiare dhe për të siguruar përputhjen me dispozitat në fuqi,” tha Maxharaj.

Përveç instrumenteve rregullatorë, banka ofron u gjithashtu institucioneve financiare udhëzues teknikë për të njohur praktikat dhe standartet ndërkombëtare në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

KKGJILAN

“Pasi SWIFT është sistemi kryesor i komunikimit midis institucioneve financiare në botë, do të ketë efekte pozitive të sigurisë dhe efektshmërisë në kryerjen e veprimeve të pagesave, komunikimin e tregut financiar dhe komunikime të tjera biznesi,” tha Maxharaj.

Operacionet e banksë dhe institucioneve të tjera financiare do të përmirësohen në pagesat dhe shërbime të tjera të klientëve që ato ofrojnë me përdorimin e kodit kombëtar SWIFT.

“Vendosja e kodit SWIFT për sistemin bankar të Kosovës e nxjerr atë [Kosovën] nga izolimi, por gjithashtu i bën bankat e Kosovës më konkurruese në tregun financiar botëror,” tha Fidan Gogiqi, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Verdhë të Trajnimit në Prishtinë.

Sistemi i kodit SWIFT do t’i japë Kosovës stabilitet financiar dhe do të ulë interesat bankare mbi kreditë nga bankat që funksionojnë në Kosovë, tha Gogiqi. Ai mendon se Banka Qendrore mund të parandalojë më mirë pastrimin e parave e financimin e terrorizmit duke qenë një pjesë e sistemit financiar ndërkombëtar i cili lejon gjithashtu një shkëmbim më të mirë informacioni.

Për shtetasit, kodi SWIFT do të lejojë një transferim ndërkombëtar më të lehtë të parave.
“Kur dërgoj para për familjen në Kosovë, është me të vërtetë e vështirë t’a bësh këtë nëpërmjet bankave sepse kodi që kërkohet mungonte e informacioni [i bankës së Kosovës] nuk ishte mjaft i qartë për bankat e Finlandës ku jetoj, Kështu që kryesisht përdora institucionet e transferimit të parave, që janë shumë më të shtrenjta,” tha për SETimesAfrim Krasniqi, një kosovar që jeton në Finlandë./Indeksonline/