FITORJA

Kosova dhe Shqipëria, vende me “rrezik të mesëm”

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vendet më të rrezikshme rezultojnë Lindja e afërme dhe Afrika e veriut. konkretisht: Egjipti, Siria, Libia etj.

Kompania e sigurimeve Aon dhe ndërmarrja për këshillime The Risk Advisory Group kanë hetuar 200 vende të botës lidhur me shkallën e rrezikut terrorist që ekziston në to. Është vlerësuar se në afërsisht 90 vende, rreziku që firmat ose personat të bëhen viktima të sulmeve është latent.

“Harta botërore e terrorit” e realizuar në bazë të këtyre hetimeve ka marrë për bazë tri kritere: 1. Terrorizmi dhe sabotazhi; 2. Grevat, kryengritjet, trazirat dhe dëmtimi i qëllimshëm i pasurive si dhe 3. Trazirat, revolucioni, rebelimi, anarkia, lufta dhe lufta qytetare.

FITORJA

Vendet më të rrezikshme sipas kësaj Rangliste rezultojnë Lindja e afërme dhe Afrika e veriut. Terrorizmi dhe sabotazhi paraqesin kërcënimet më të mëdha në 85 për qind të vendeve të këtij rajoni. Egjipti ka hyrë sërish në rrethin e ngushtë të shteteve më të rrezikshme. Pas tij vinë Siria dhe Libia si vende “me rrezik serioz”. Edhe vendet si Pakistani, Afganistani, Irani, Iraku, Libani dhe Jemeni bëjnë pjesë në grupin e vendeve me rrezik më të madh të sulmeve terroriste.

Rreziku nga terrorizmi sipas raportit të Aon është sfidë e madhe sidomos për ndërmarrjet që punojnë në nivele ndërkombëtare. Por, nuk është vetëm Afrika vend me rreziqe. Edhe vendet e Evropës juglindore paraqitet një rrezikshmëri e ngritur, bazuar në trazirat qytetare. Si shembuj merren Turqia dhe Greqia me shkallën e rrezikut të vlerësuar si “të lartë” ndërsa Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bosnja ndodhen në zonën e rrezikshmërisë së mesme . Edhe Franca dhe Spanja konsiderohen në bazë të këtij raporti si shtete me rrezikshmëri mesatare. Ndërsa SHBA. Gjermania dhe Austria hynë në mesin e vendeve “me rrezikshmëri të ulët”.

Por, jeta më e sigurt është ajo në Finlandë, Danimarkë, Norvegji, Zvicër, Japoni, Australi, Zelandë e re, Botsuana dhe Uruguai. Megjithatë, ai që dëshiron t`i shpëtojë me të vertetë rrezikut nga terrori, duhet “të strehohet” ne Grenlandë. Sipas ekspertëve të Aon-it, ky vend praktikisht është jashtë zonës së rrezikut Terrorist.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.