United Hospital

Kosova dhe Shqipëria në një grup me Anglinë në kualifikime për Evropian

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombëtarja e Kosovës U-21 dhe ajo e Shqipërisë U-21 do të ndeshen kundër Kombëtares së Anglisë U-21 në rundin kualifikues për Kampionatin Evropian për këtë grupmoshë, i cili do të zhvillohet në Hungari dhe Slloveni në vitin 2021.

Shorti për këtë rund u mbajt sot në Nyon të Zvicrës, ku u zgjodhën tetë grupet me nga gjashtë skuadra dhe një grup me pesë skuadra, raporton Gazeta Express.

Përveç Shqipërisë dhe Anglisë, dardanët do të ndeshen edhe me Austrinë, Turqinë dhe Andorrën.

Fituesit e secilit nga nëntë grupet do të kualifikohen automatikisht për në Kampionatin Evropian. Ndërsa, kombëtaret, të cilat janë radhitur në pozitën e dytë, me rezultatet më të mira kundër kombëtareve në pozitën e parë, tretë, katërt dhe të pestë do të luajnë në play-offs për ta siguruar kualifikimin.

Trofeu i Kampionatit Evropian U-21
Ndeshjet e rundit kualifikues:

18–20 mars 2019: Ndeshjet e xhiros së parë

3–11 qershor 2019: Ndeshjet e xhiros së dytë

2–10 shtator 2019: Ndeshjet e xhiros së tretë

7–15 tetor 2019: Ndeshjet e xhiros së katërt

FIDANISHTJA

11–19 nëntor 2019: Ndeshjet e xhiros së pestë

23–31 mars 2020: Ndeshjet e xhiros së gjashtë

31 gusht–8 shtator 2020: Ndeshjet e xhiros së tetë

5–13 tetor 2020: Ndeshjet e xhiros së nëntë

Play-offs: 9–17 nëntor 2020

Kampionati Evropian U-21: qershor 2021

Bazuar në vendimet e marra më herët nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dhe Komiteti të Emergjencës të po të njëjtit organ, Kosovës i ishte ndaluar të luajë kundër Serbisë. Por, për dallim nga shortet e kaluara, Dardanëve këtë herë nuk iu ndalua të luajnë kundër Bosnjës.

Në këtë short morën pjesë 53 kombëtare, të cilat u ndanë në nëntë grupe. Grupet u ndanë sipas vazove. Kosova ishte e radhitur në vazon e katërt, ndërsa Shqipëria në vazon e pestë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.