Eko Higjiena

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë miratimin e teksteve mësimore për diasporën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Për shkak të situatës së krijuar, takimi u zhvillua online.

U zhvillua mbledhja e Komisionit të Përbashkët Shqipëri-Kosovë për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, i cili është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”, transmeton albinfo.ch.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, z. Jusuf Thaçi, i cili përveç shprehjes së gatishmërisë për vijueshmërinë e punës së nisur nga ky Komision, vuri theksin në një qasje të re bashkëkohore në hartimin e materialeve mësimore për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë, duke përfshirë platformat digjitale, të cilat lehtësojnë procesin e mësimdhënies për shqiptarët në të gjithë botën.

Uji Dea

Anëtarët e këtij komisioni, përfaqësues nga institucionet e Diasporës së Republikës së Shqipërisë, Drejtoresha e Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Diasporën Etleva Kondi, Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën Mimoza Hysa; përfaqësues nga Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë së Kosovës, Shqipe Gashi, Arbër Salihu; përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Erida Koleci, Majlinda Hala dhe Evis Mastori, diskutuan për problematikat e hasura deri tani në punën e këtij komisioni dhe për mënyrën e procedimit në të ardhmen.

https://www.albinfo.ch/kosova-dhe-shqiperia-mbledhje-per-miratimin-e-teksteve-mesimore-per-diasporen/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.