Fundamenti

Kosova dhe Rrjedha Jugore kushte të BE-së për Serbinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari në largim i Komisionit Evropian Joze Manuel Barroso shkon sot në Beograd. Atje ai do të takohet me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikoliqin, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me shefin e diplomacisë serbe Ivoca Daçiqi.

Mediet serbe thonë se me të rast Barroso do të konfirmojë “përparimin thelbësor të Serbisë në rrugën drejt BE-së”.

Para vizitës Barroso për RTS ka deklaruar se “normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën janë me rëndësi vendimtare”.

Hidromorava

Ndërsa për Rrjedhën Jugore ka thënë se të gjitha marrëveshjet e Rusisë dhe të vendeve përfshirë në Rrjedhën Jugore janë në kundërshtim me ligjet e BE-së dhe se për ato duhet të bisedohet sërish.

Barroso me Beogradin ka filluar një vizitë nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.
© KOHA.net