FITORJA

Kosova dhe qeni Peya

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Qentë në Kosovë vriten e mbyten. Por ky është tregimi për një ish-ushtar britanik, i cili aq shumë është prekur nga një qen rruge në Kosovë, saqë ka shpenzuar paratë gati sa për të blerë një veturë, vetëm për t’i dhënë kësaj kafshe një strehë.

Në ish vendin e luftës në Kosovë, një qenush i harruar, i verbër në një sy dhe i mbushur me pleshta, qëndronte i shtrirë në mes të një rruge të ngarkuar me trafik.

Një kamion iu afrua me zhurmë dhe shkonte në drejtim të tij, por ai nuk lëvizte.

Ish pjesëtari i ushtrisë u tmerrua pasi kamioni plagosi këtë kafshë.

Disa sekonda më vonë, një veturë e tipit të ri, kaloi aty pranë dhe sërish i kaloi përmbi qenit. Edhe në këtë rast, Ian sërish mbylli sytë e tij duke pritur për mbytjen e pashmangshme të qenit.

Por kjo nuk ndodhi. Kur ai hapi sytë, qeni ishte ende në mes të rrugës.

Të dy automjetet e kishin kaluar atë.

Ian, një ish pjesëtar i ushtrisë mbretërore britanike, ashtu duke u dridhur, kishte menduar se ishte fati që qenushi nuk u shtyp.

Ai ra në dashuri me këtë qen që në shikim të parë.

Që nga ajo ditë, babai-i-dy fëmijëve është përballur me një betejë të gjatë për të sjellë qenin shtëpinë e tij.

Ian, i cili shërbeu si inxhinier për 24 vjet, ka qenë duke punuar në Kosovë për një ekip cmontuesh bombash, pas në pensionimit të tij nga ushtria, shtatorin e kaluar.

Ai kishte parë disa herë qentë e shtrirë përgjatë rrugëve të ngordhur nga incidentet e ndryshme.

Mobi Casa

“Atë ditë binte shi dhe shikoja qenin teksa dridhej në mes të rrugës në të ftohtë”, thotë Ian, 43 vjeç.

“Kur qenushi mbeti në mes të rrugës, dukej sikur ishte dorëzuar”.

“Kur e mora në duar dhe e shikova në sy, mendova se, do ta mbaj këtë”.

Në atë kohë, qenushi të cilin Ian e quajti Peya në një qytet të Kosovës, kishte pleshta, krimba e kafshonte. Qeni ishte i verbër në njërin sy dhe shumë nën peshë.

Ian e ushqeu dhe u kujdes për shëndetin dhe, pas një thirrjeje telefonike në Skype me gruan e tij, edhe ajo ra tepër në dashuri me Peya, duke i sugjeruar që ta merrte në shtëpi.

Ian më pas është dashur të bëjë 16 ditë thirrje telefonike, takimet dhe e-mail me DEFRA, me veterinarë dhe zyrtarë e agjentë të anijeve.

Ai nuk u lejua të fluturojë me të nga Kosova për shkak të një embargoje të kafshëve, kështu që kishte për të marrë atë përtej kufijve para se ai mund të fluturonte nga Bullgaria.

Peya është tani në karantinë në Aeroportin e Heathrow në Londër, ku ajo do të duhet të qëndrojë për tre muaj.

Ian dhe familja e tij bëjnë udhëtimin prej 150-milje për ta vizituar dy ose tre herë në javë.

Ian ka thënë: “Ajo është duke u bërë vërtetë e mirë dhe duke bërë përparim të madh. Për çdo ditë ajo është duke u rritur nga një qen gjysmë i vdekur, i shtrirë në një pellg me shumë trafik mbi të, në një qenush simpatik e të dashur për jetën.”.

I gjithë ky mund nuk ishte i lirë për Ian.

“Ju lutem mos pyesni se sa kushton, sepse ju mund të keni blerë një makinë deri diku të mirë me faturat e saj”. (Përkthyer me shkurtime nga Kentonline)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.