ARKATANA

Kosova dhe Maqedonia, shembull i mirë i bashkëpunimit ndërshtetëror

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shkup – Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira me fqinjët e saj dhe Maqedonia është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndër shtetëror, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit bilateral me homologun e tij, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Nismat rajonale, projektet infrastrukturore, bashkëpunimi politik dhe diplomatik, partneriteti ekonomik, ishin disa nga temat e diskutimit në këtë takim.

Kryeministri Haradinaj uroi Maqedoninë, e cila bashkë me Shqipërinë mori nota pozitive të përafrimit me BE-në, në raportin më të ri të progresit.

Kryeministri Haradinaj, përmendi edhe rëndësinë që Kosova dhe Maqedonia kanë në menaxhimin e integruar të kufijve, marrëveshjen e roamingut, marrëveshjet e tjera tregtare dhe projektet infrastrukturore.

Mobi Casa

“Maqedonia ka treguar një partneritet korrekt në raport me Kosovën dhe ka shënuar progres të madh në përfshirjen e shqiptarëve. Si Kosovë jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë këtë partneritet, për të mirën e qytetarëve tonë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, falënderoi Kryeministri Haradinaj për gatishmërinë e treguar për një komunikim efektiv ndërshtetërorë, derisa tregoi vendosmërinë e vendit të tij për të vazhduar partneritetin me Kosovën në shumë fusha të rëndësishme.

Të dy Kryeministrat u dakorduan që në takimin e parë të dy qeverive, i cili po përgatitet, të përafrojnë agjendat e tyre të përbashkëta politike dhe ekonomike, duke përgatitur një numër marrëveshjesh bilaterale dhe duke u fokusuar në zhvillimin e marrëveshjeve ekzistuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.