Kosova dhe krahasimi i saj me Francën e shekullit XVI…
Nga Arben Misini – Në fund të viteve 70 ta të shekullit XVI, francezët kishin arritur ta kuptonin mungesën e të drejtave të tyre shoqërore e politike, gjithnjë duke lexuar dhe kuptuar drejt pikëpamjet e Sociologëve të tyre .Kështu që atyre u erdhi turp të vazhdonin jetën ashtu të heshtur nën sundimin shtypës të mbretit të tyre, andaj vendosën që të protestojnë gjithnjë e më tepër me vite të tëra . duke e parë këtë fenomen gjithnjë e në rritje , një ditë mbreti doli me një kompromis para protestuesve Francës, duke u bërë me dije atyre se do ta pranojë ndarjen e pushtetit të pakufizuar të tyre me një parlament numerikisht të mjaftueshëm / ashtu siç e kërkonte revolucioni francez.
Atëherë ju keni të drejtë të propozoni sa të doni deputet nga ana juaj si dhe kënd të doni ju, ndërsa unë po ju premtoj se do të pranojë vetëm 500 prej tyre, dhe do të lejoj vetëm ata që i dua unë.
Pa dyshim se këtij premtimi iu gëzuan pa masë revolucionarët francez duke menduar se nga ky fakt fituan natyrshëm ato të drejta që edhe i synuan.
Mirëpo gjatë procesi, mbreti zgjodhi deputetët më të lodhur ( d.m.th. më të pa denjë ) të turmave popullore duke i prezantuar mjaft guximshëm përpara popullit francez. Duke besuar në zgjuarsinë e tij ai ftoi edhe Filozofin më të famshëm të vendit që ta thotë edhe ai fjalën e tij përfundimtare në lidhje me këtë gjest kaq zemërgjerë që i kishte dhënë mbreti për popullit të vet.
Pa humbur kohë filozofi doli para masës me një pankartë ku shkruhej mjaft qartë “përgëzoj të gjithë 500 000 mijë deputetët e nderuar të Këtij Parlamenti dhe iu uroj punë të mbarë.
Duke parë këtë gabim qesharak të filozofit në pankartë, pa humbur shumë kohë, nxitoi mbreti buza në gaz dhe iu drejtua popullit. A e shikoni gabimin o njerëz, ju që iu besoni verbërisht filozofëve, shikoni numrat e këtij filozofi, dhe binduni se edhe këta nuk janë të pa gabueshëm, ne zgjodhëm 500 Deputet, kurse ky na i beri 500 mijë – deputet, andaj desha ta korrigjoj filozofin dhe ta këshilloj që këtij numri t`ia heq këto tri zero, përndryshe ne që këtu … mund t`ju shpallim si njeriun më të paditur të botës
Atëherë filozofi me kënaqësi ia ktheu mbretit para popullit Francës; Kur zgjodhët ju këto 500 zero , mua më shkoi mendja se ju ishit plotësisht të verbër … ndonjë organizëm është ky, nga çasti në çast verbohet njeriu, sidomos kur gjendet në këso situata siç jeni ju madhëria juaj.
Por që tani po e vërtetoj se ju qenkeni plotësisht i kthjellët, ndonëse shikueshmëria juaj shkon përtej asaj që ne e perceptojmë . Andaj edhe unë po ju këshilloj që t`i hiqni nga parlamenti këto 500 zero që tashmë i këni ulur, sepse tri zerot e mija nuk përbëjnë edhe aq problem në këtë moment kur vendit i nevojitet një zgjidhje më e vërtet, e ndarjes së përgjegjësisë politike, sepse në të kundërtën nga ky moment do tju shpallim njeriun më të mençur të botës, i cili në sajë të aftësisë së tijë synon që ta ndërtojë një parlament që edhe më shumë ia fuqizon vendimet e tijë Ekspansioniste në kurriz të popullit të tije, kundër vlerave humane civilizuese.
Krejt çka dua të them unë si citues i këtij tregimi, është se këtu është kah realizohet kjo ambicie politike e filozofike e këtij mbreti francez, në ditët tona të sotme, ku po miratohen e aprovohen të gjitha këto vendime e marrëveshje politike, që nuk zgjidhin po thuajse asnjë problem të grumbulluar të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike ose religjioze. Ndonëse përfitues të këtij spektakli politik, më vonë do të shohim se do të jenë vetëm sponsorët e këtyre marrëveshjeve, pa përjashtuar këtu as akterët tanë si “ hipotekë “ e qeverisë sonë politike.
Ndërsa moskundërshtimin e kësaj gjendje të mjegullt politike më së paku e pres nga të verbrit , si dhe personat me aftësi të kufizuara fizike e psikike, sepse më të zgjuarit e shoqërisë sonë gjithmonë e kanë pritur me kënaqësi humbjen si dhe dështimin e popullit të vet, ne çfarëdo forme, në çfarëdo mënyre që ju është bërë , ngase në këtë mënyrë ata janë të aftë që t`i ngrisin e te zhvillojnë interesat e tyre t’ ngushta profitabile, vetëm për ekonominë e tyre familjare si dhe prestigjit të lartë shoqërorë që ata pretendojnë ta gëzojnë Brenda shoqërisë së tyre të shtypur e të nëpërkëmbur gjatë gjithë historisë ./rajonipress/


