Kosova dështon në UNESCO, nuk i merr votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare

Kosova nuk ka arritur të marrë numrin e votave të mjaftueshme në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO’s për tu bërë anëtare e kësaj organizate.
#KosovoinUNESCO: Humbëm
Fushata e ashpër e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO pati sukses. Përkundër mbështetjes së Kosovës nga fuqitë e mëdha, Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s votoi të hënën kundër pranimit të Kosovës në këtë agjenci të specializuar të Kombeve të Bashkuara, për arsim, kulturë dhe shkencë.
Beogradi zyrtar pati paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që kjo çështje të dështoi.
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se janë objektiv dhe shumë të dyshimtë sa i përket komentit pozitiv të Konferencës së Përgjithshme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës.
“Duke pasur parasysh faktin se sistemi i votimit në UNESCO, shtetet jo-anëtare të OKB-së duhet të sigurojnë dy të tretat e votave të atyre që janë për pranim, kurse ata abstenojnë votat e tyre nuk merren parasysh, dhe sipas gjitha gjasave dallimi në vota ‘për’ dhe ‘kundër’ do të jetë shumë i ngushtë”, ka deklaruar ambasadori serb Tanaskoviq. /Telegrafi/