Kosova dëshmoi qëndrueshmëri si shtet

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka vlerësuar se për tetë vjet shtet Kosova ka pasur shumë zhvillime pozitive të cilat kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e Kosovës, si shtet i pavarur.
Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se në mesin e këtyre të arriturave është marrja e ‘tapisë’ ndërkombëtare, ndërtimi i institucioneve, rrumbullakimi i kornizës ligjore, transformimi i sistemit ekonomik dhe sigurimi i njohjeve kualitative.
Megjithatë, Sejdiu ka theksuar se edhe më tutje nuk ka zhvillim të fuqishëm të ekonomisë, reformim të gjyqësorit, si dhe funksionim të shtetit të së drejtës.
Sa i përket krizës politike në vend, Sejdiu ka thënë se duhet të tejkalohet nëpërmjet dialogut, por nëse nuk ka rezultat, atëherë, sipas tij, edhe zgjedhjen mund të jenë zgjidhje. /Telegrafi/